MIZON Collagen Eye Gel Patch, janë maska "patches" për zonën rreth syve, pjesë e linjës Collagen të markës MIZON. Këto maska ashtu si e gjithë linja janë të formuluara me kolagjen, një substancë që bën lëkurën më elastike dhe zbut rrudhat. Përbërësit tjerë, si ekstraktet e perlave detare, portokallit dhe niacinamide përvec se bëjnë mundur hidratimin e thellë për një pamje të lëkurës plot shëndet ato mundësojnë gjithashtu njëtrajtësim të tonit të lëkurës, dhe zbehin rrathët e zinj dhe hiperpigmentimin. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht i adresohet shenjave të moshës! Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me kremin e linjës:MIZON Collagen Power Firming Eye Cream
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit "magjik"
Kolagjen, ekstraktet i perlave detare, portokallit dhe kamomilit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Calcium Chloride, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Xanthan Gum, Niacinamide, Dipropylene Glycol, Methylpropanediol, Snail Secretion Filtrate, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Citrus Grandis (Grapefruit) Seed Extract, Bambusa Textilis Stem Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Chondrus Crispus Powder, Hydrolyzed Collagen, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ethylhexylglycerin, Phellinus Linteus Extract, Inonotus Obliquus (Mushroom) Extract, Gold, Adenosine, Octapeptide-7, sh-Octapeptide-4, sh-Oligopeptide-4, sh-Oligopeptide-4, sh-Decapeptide-7, sh-Decapeptide-9, sh-Pentapeptide-19, Caffeoyl Tripeptide-1, Hydroxyethy|cellulose, SyntheticFluorphlogopite, Tin Oxide, Titanium Dioxide, Iron Oxides (CI 77491), Phenoxyethanol, DisodiumEDTA, Parfum
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.