-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MIZON Cicaluronic™ Gel Treatment
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi / perPorosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MIZON Cicaluronic™ Gel Treatment është një produkt i jashtëzakonshëm për kujdesin e lëkurës, i formuluar për të ofruar një hidratim të thellë dhe për të përmirësuar barrierën natyrale të lëkurës. Me një teksturë shumë të lehtë, ky gel është formuluar me një përzierje të fuqishme prej 7 llojeve të Centella Asiatica dhe 8 llojeve të acidit hialuronik. Centella Asiatica është e njohur për efektet e saj qetësuese dhe rigjeneruese, ndërsa acidi hialuronik ofron një hidratim intensiv që lë lëkurën të ndjehet e freskët dhe rinovuar. Përhapet lehtësisht në lëkurë duke mos lënë aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për lëkurë sensitive, akneike dhe të dehidratuar.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
7 lloje të Centella Asiatica, 8 lloje të acidit hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Coco-Caprylate/Caprate, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Centella Asiatica Extract, Centella Asiatica Root Extract, Centella Asiatica Leaf Extract Tromethamine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Carbomer, Sodium Hyaluronate, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Pentylene Glycol, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.
Shpërndani
2,400.00 ALL
Çmimi për njesi / perRRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE