Kremi mbrojtës ndaj diellit Centella Sun Cream SPF 50+ PA++++ nga marka më e njohur MIXSOON  i është bashkuar më në fund koleksionit tonë "KORAL SECRETS"!  Ky krem kundër diellit ka një konsistencë të lehtë që përthithet shpejt dhe nuk lë aspak ndjesinë e yndyrës apo rëndese. I formuluar me 970 ppm Tiger Grass, i cili njihet ndryshe si ekstrakt i bimës centella asiatica (një bimë medicinale e cila ka marrë emrin nga një fenomen i zakonshëm në luginat aziatike, ku tigrat për të shëruar plagët e tyre fërkoheshin në gjethet e kësaj bime). Prandaj për shekuj me rradhë është përdorur edhe për trajtimin e plagëve tek njerëzit! Falë këtij përbërësi magjik, ky krem ka efekt qetësues në lëkurë si edhe parandalon dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga rrezatimi diellor. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje dhe për ato shumë të yndyrshme. Gjithashtu, falë përbërësve të certifikuar EWG, MIXSOON Centella Sun Cream është i përshtatshëm edhe për lëkurë akneike dhe shumë sensitive!

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Aplikojeni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të bollshme dhe vendoseni në fytyrë, qafë, dekolte dhe në çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Vendoseni 15 min përpara ekspozimit në diell. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

 970 ppm Tiger Grass (centella asiatica)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dibutyl Adipate, Methylpropanediol, Denatured Alcohol, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, 1,2-Hexanediol, Ethylhexyl Triazone, Glycerin, Polysilicone-15, Tromethamine, Polyglyceryl Lil-3 Diisostearate, Caprylyl Methicone, Cetearyl Alcohol, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Dipropylene Glycol, Polymethylsilsesquioxane, Palmitic Acid, Stearic Acid, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Glyceryl Stearate, Potassium Cetyl Phosphate, Polyether-1, Carbomer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/​VP Copolymer, Glyceryl Stearate Citrate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Centella Asiatica Extract (970 Ppm), Linalool, Ethylhexylglycerin, Geraniol

Duke kombinuar fjalën angleze "mix" dhe fjalën koreane për "të pastër", marka koreane e bukurisë mixsoon i dedikohet bukurisë së pastër dhe një qasje minimaliste për kujdesin e lëkurës. Duke synuar rezultate optimale, mixsoon zgjedh me kujdes përbërësit e tij për të përfshirë vetëm gjërat thelbësore. Përbërësit e tij natyralë, si pema e çajit dhe centella asiatica, përftohen përmes nxjerrjes në temperaturë të ulët për të ruajtur integritetin e lëndës së parë. Të gjitha produktet e mixsoon, duke përfshirë linjat e saj të kujdesit për flokët dhe trupin, janë me bazë bimore, pa egërsi dhe të prodhuara në Kore.

MIXSOON Centella Sun Cream SPF 50+ PA++++

2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI