Maska MISSHA Vita C Plus Spot Correcting Ampoule Sheet Mask plot me vitaminë C do t’i dhurojë lëkurës një pamje më rinore dhe plot shkëlqim! Kjo maskë ushqen, forcon dhe gjithashtu mbron lëkurën nga plakja e parakohshme. Kjo maskë intensive është e formuluar me përbërës kryesor si: vitaminë C, kolagjen, keramide dhe panthenol. Një kombinim përfekt ku përqëndrohet në balancimin dhe hidratimin e thellë të lëkurës, në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe dhe atyre post-akne. Kjo maskë gjithashtu përmban ekstrakt Centella asiatica, një përbërës shumë qetësues për lëkurë sensitive. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me hiperpigmentim dhe akneike.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*26ml
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, kolagjen, keramide, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Aqua, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Laminaria Japonica Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Viola Mandshurica Flower Extract, Dioscorea Japonica Root Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Panthenol, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Glutathione, Magnesium Ascorbyl Phosphate, Tocopheryl Acetate, Hydrogenated Lecithin, Ascorbic Acid, Tranexamic Acid, Hydrolyzed collagen, Ceramide NP, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, 1,2-Hexanediol, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Carbomer, Arginine, Xanthan Gum, Dipropylene Glycol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Hydroxyethylcellulose, Camellia Sinensis Leaf Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Schizandra Chinensis Fruit Extract, Coptis Japonica Root Extract, Hydrolyzed Jojoba Esters, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Sorbitan Isostearate, Caprylyl Glycol, t-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Ascorbic Acid, Tranexamic Acid, Hydrolyzed Collagen, Ceramide NP, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Limonene, Linalool
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.