-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Vita B Plus PDRN Plumping Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Vita B Plus PDRN Plumping Ampoule është një ampulë e formuluar për të përmirësuar hidratimin, elasticitetin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ndihmon në lëmimin e vijave të holla dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës së lodhur, të dehidratuar dhe pa shkëlqim, duke i dhënë asaj një pamje më të lëmuar, më të mbushur dhe më të freskët. Formula përmban PDRN (Sodium DNA), që ndihmon në mbështetjen e rigjenerimit dhe ruajtjen e elasticitetit të lëkurës; niacinamide (2%), e cila ndihmon në njëtrajtësimin e tonit, përmirësimin e pamjes së poreve dhe forcimin e barrierës mbrojtëse; si dhe kompleksin e vitaminave B, që ndihmon në ruajtjen e një lëkure me pamje të shëndetshme. Acidi hialuronik ndihmon në tërheqjen dhe ruajtjen e lagështisë, ndërsa panthenoli, ceramidet dhe beta-glukani mbështesin hidratimin dhe barrierën mbrojtëse të lëkurës. Tekstura e saj përthithet lehtësisht, pa lënë ndjesi të rëndë apo tepër të yndyrshme, duke e lënë lëkurën të butë, elastike dhe me një efekt të dukshëm plumping, më të hidratuar dhe më të mbushur në pamje. Ideale për: lëkurën e dehidratuar, të lodhur, pa shkëlqim dhe me humbje të elasticitetit, që kërkon hidratim, përmirësim të tonit dhe një pamje më të lëmuar e më rinore.
Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
PDRN (Sodium DNA), Niacinamide (2%), Kompleks vitaminash B, Acid hialuronik, Panthenol, Ceramide, Beta-glukan
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Niacinamide (20,000ppm), Polyglycerin-3, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Glycine Soja (Soybean) Oil, Chitosan, Panthenol (4,975ppm), Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Polyglyceryl-10 Laurate, Propanediol, Diphenyl Dimethicone, Sodium DNA (2,000ppm), Triethylhexanoin, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Hydrogenated Lecithin, Adenosine, Cyanocobalamin (200,000ppb), Sodium Phytate, Beta-Glucan, C12-13 Alketh-9, Tocopherol, Ascorbic Acid, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Retinol, Cholesterol, Folic Acid (0.04ppb), Pantothenic Acid (0.04ppb), Pyridoxine (0.02ppb), Thiamine HCl (0.01ppb), Ceramide NP, Riboflavin (0.001ppb), Carbomer, Xanthan Gum
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









