MISSHA Time Revolution The First Essence Mask, një maskë me një teksturë hidroxheli super të lehtë, me përmbajtjen e vetë linjës Time Revolution Line, e cila është e njohur për efektin dhe benefitet e shumta që i jep lëkurës, si: qetësim, hidratim, njëtrajtësim të tonit dhe zbehjes së hiperpigmentimit, tërheqës, përmirësimit të dukjes së rrudhave, dhe riparimit të lëkurës së dëmtuar. Gjithashtu, kjo maskë falë teknologjisë së patenuar Pro Ferment α™, e mundëson hidratimin e dyfishtë në mënyrë tepër efektive në të gjitha shtresat e lëkurës duke ndihmuar kështu edhe në hidratimin intesiv të lëkurë të thatë dhe të ashpër, duke i rikthyer asaj hidratimin e munguar prej kohësh. Ndërsa formulimi me filantus dhe ekstrakt Oryza Sativa (oriz) mundëson butësisht heqjen qelizave të vdekura, duke zbehur hiperpigmentimin. Kjo maskë përshtatet me lëkurën e thatë dhe të dehidratuar dhe atë sensitive!
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*30g
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Pro Ferment α™, filantus dhe ekstrakt Oryza Sativa (oriz)
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Glycereth-26, Propanediol, Isopentyldiol, 1, 2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua Gum, Chondrus Crispus Powder, Yeast Ferment Extract, Carrageenan, Sodium Hyaluronate, Hydroxyethyl Urea, Hydroxyacetophenone, Allantoin, Caprylyl Glycol, Panthenol, Potassium Chloride, Dextrin, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Bisabolol, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Xanthan Gum
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.