-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Time Revolution Retinol 8000 Shot Intensive Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Për të gjithë ata që kërkojnë një trajtim intensiv kundër shenjave të moshës MISSHA Time Revolution Retinol 8000 Shot Intensive Cream është një krem i avancuar që synon të përmirësojë elasticitetin e lëkurës, lëmimin e rrudhave dhe të rikthejë një pamje më rinore. Formula e tij është krijuar për të vepruar në mënyrë efektive mbi shenjat e dukshme të moshës, duke ndihmuar lëkurën të duket më e tendosur dhe më e shëndetshme me kalimin e kohës. Përbërësi kryesor i formulës është 8000iu Retinoli, i kombinuar me teknologjinë ekskluzive Extreme Biome™, i cili ndihmon në stimulimin e rigjenerimit qelizor, përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe reduktimin e vijave të holla dhe rrudhave. Formula është e pasur gjithashtu me Kolagjen, Panthenol, Ceramide dhe Acid Hialuronik, të cilët ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse, hidratimin e thellë dhe ruajtjen e elasticitetit natyral të lëkurës. Me përdorim të vazhdueshëm, lëkura duket më e njëtrajtshme, më e lëmuar dhe me një shkëlqim të shëndetshëm, ndërsa shenjat e lodhjes dhe moshës bëhen më pak të dukshme. Zgjidhja ideale për ata që dëshirojnë të përfshijnë retinolin në rutinën e tyre të kujdesit ndaj lëkurës dhe të përfitojnë nga një trajtim intensiv anti-age që kombinon rigjenerimin, hidratimin dhe forcimin e barrierës së lëkurës. I përshtatet lëkurës normale, të thatë, mikse dhe mature, veçanërisht atyre që kanë humbje të elasticitetit, rrudha, vija të holla dhe teksturë jo të njëtrajtshme të lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*25ml
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit "magjik"
8000 iu Retinoli, Extreme Biome™, Kolagjen, Panthenol, Ceramide, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, Caprylic/Capric Triglyceride, Dipropylene Glycol, Cyclohexasiloxane, Niacinamide, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Cetyl Alcohol, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearates, Betaine, Behenyl Alcohol, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Oryza Sativa (Rice) Seed Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Polyglyceryl-10 Laurate, Pentaerythrityl Distearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Hydroxyacetophenone, Retinol, Sodium Stearoyl Glutamate, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Polyvinyl Alcohol, Bifida Ferment Lysate, Methylpropanediol, Adenosine, Disodium EDTA, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Tocopherol, Sorbitan Isostearate, Fructooligosaccharides, Butylene Glycol, Beta-Glucan, Caprylyl Glycol, Ceramide NP, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Lactobacillus Ferment, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Cholesterol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Saccharomyces Ferment, Alcohol, Bacillus Ferment, Hydrolyzed Elastin, Cocoyl Hydrolyzed Collagen, Limonene, Citronellol, Geraniol, Linalool
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













