-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Nëse jeni në kërkim të një produkti që kujdeset për shenjat e para të moshës, teksturën jo të njëtrajtshme dhe mungesën e elasticitetit, MISSHA Time Revolution Retinol 500 Wrapping Mask është zgjedhja ideale për rutinën e mbrëmjes. Kjo maskë inovative krijon një shtresë të hollë mbështjellëse mbi lëkurë, e cila ndihmon në ruajtjen e përbërësve aktivë gjatë natës dhe maksimizon efektin e tyre rigjenerues gjatë natës. Formula e saj përmban 500 IU Retinol, një derivat i fuqishëm i vitaminës A, i njohur për aftësinë e tij për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës, për të lëmuar vijat e holla dhe rrudhat, si dhe për të përmirësuar teksturën dhe tonin e përgjithshëm të saj. E kombinuar me Kolagjen, Panthenol dhe përbërës hidratues, kjo maskë ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës, hidratimin afatgjatë dhe rikthimin e një pamjeje më të lëmuar dhe më rinore. Gjatë natës, maska vepron intensivisht për të ushqyer dhe rigjeneruar lëkurën, ndërsa në mëngjes lëkura duket më e freskët, më e tendosur dhe me shkëlqim natyral. I përshtatet lëkurës normale, të thatë, mikse dhe mature, veçanërisht atyre që dëshirojnë të trajtojnë vijat e holla, humbjen e elasticitetit dhe shenjat e para të moshës.
*80ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe keni përfunduar rutinën tuaj merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë në mënyrë të barabartë. Sigurohuni që të shmangni zonat më të ndjeshme të fytyrës suaj, si zonë rreth syve dhe buzëve. Në mëngjes, tërhiqeni ngadalë poshtë. Më pas vazhdoni me hapat e rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
500 IU Retinol, Kolagjen, Panthenol,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Octyldodecanol, Polyvinyl Alcohol, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Algin, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Polysorbate 80, Polyglyceryl-10 Oleate, Pullulan, Sphingomonas Ferment Extract, Gardenia Florida Fruit Extract, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Glycine Soja (Soybean) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Panthenol, Disteardimonium Hectorite, Sodium Polystyrene Sulfonate, Microcrystalline Cellulose, Ethylhexylglycerin, Tocopheryl Acetate, Allantoin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Adenosine, Cellulose Gum, Sodium Phytate, Dextrin, Retinol, Tocopherol, Kaolin, Hydrated Silica, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ceramide NP, Cholesterol, Bifida Ferment Lysate, HDI/Trimethylol Hexyllactone Crosspolymer, Palmitic Acid, Stearic Acid, Glycerin, Lactobacillus Ferment, Caprylyl Glycol, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Alcohol, Xanthan Gum, Phenylpropanol, Hydrolyzed Elastin, Hydrolyzed Collagen, Saccharomyces Ferment, Disodium EDTA, Bacillus Ferment, Limonene, Citronellol, Geraniol, Linalool
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













