-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Time Revolution Primestem 100 Lifting Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Time Revolution Prime Stem 100 Lifting Serum është një serum kundër shenjave të moshës, i formuluar për të përmirësuar elasticitetin dhe pamjen e lëkurës. Ndihmon në lëmimin e rrudhave dhe vijave të holla, si dhe në përmirësimin e pamjes së lëkurës së varur, duke i dhënë fytyrës një efekt më të tendosur, më të lëmuar dhe më të mbushur. Formula përmban ekstraktin e qelizave të kultivuara të Angelica-s (Angelica Callus Extract), një përbërës aktiv që ndihmon në forcimin e lëkurës dhe përmirësimin e elasticitetit; kolagjen dhe elastinë, të cilët ndihmojnë në ruajtjen e një pamjeje më të plotë dhe të lëmuar; si dhe acid hialuronik, që tërheq dhe ruan lagështinë, duke ndihmuar në hidratimin dhe mbushjen e lëkurës. Kombinimi i këtyre përbërësve ndihmon në përmirësimin e pamjes së rrudhave dhe në ruajtjen e një lëkure më elastike, të hidratuar dhe me pamje më rinore. Tekstura e tij e lehtë përthithet lehtësisht nga lëkura, pa lënë ndjesi të rëndë, duke e lënë atë më të butë, të hidratuar dhe me pamje më të tonifikuar. Ideale për: lëkurën me humbje të elasticitetit, rrudha dhe vija të holla, e cila kërkon hidratim, forcim dhe një efekt lifting për një pamje më rinore.
Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.
*50ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i qelizave të kultivuara të Angelica-s, kolagjen, elastin, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Helichrysum Italicum Flower Water, Glycerin, Pentylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Octanediol, Ethylhexylglycerin, Methylpropanediol, Glycereth-26, Methyl Gluceth-20, Betaine, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Biosaccharide Gum-1, Niacinamide, Xylitylglucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Angelica Archangelica Callus Extract, Beta-Glucan, Polyglyceryl-10 Laurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Xanthan Gum, Tocopherol, Adenosine, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Phytate, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Dextrin, Fragrance (Parfum), Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Oleate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Dipropylene Glycol, Choleth-24, Ceramide NP, Maltodextrin, Swertia Chirata Extract, Hydroxystearic Acid.
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









