MISSHA Time Revolution Primestem 100 Cream

5,500.00 ALL 4,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.

Përshkrimi

MISSHA Time Revolution Prime Stem 100 Cream është një krem kundër shenjave të moshës, i krijuar për të përmirësuar elasticitetin, duke ndihmuar në lëmimin e rrudhave dhe vijave të holla për një efekt lifting dhe një pamje më rinore. Formula përmban ekstraktin e qelizave të kultivuara të Angelica-s (Angelica Archangelica Callus Extract), i cili ndihmon në forcimin dhe tendosjen e lëkurës; niacinamide, që ndihmon në njëtrajtësimin e tonit; si dhe adenosine, e njohur për veprimin e saj kundër rrudhave. Skualani, gjalpi Shea dhe gjalpi Cupuaçu ushqejnë lëkurën dhe ruajnë lagështinë, ndërsa panthenoli dhe ceramidet forcojnë barrierën mbrojtëse dhe ndihmojnë në parandalimin e dehidratimit. Tekstura kremoze e lë lëkurën të butë, të ushqyer dhe të hidratuar, me një pamje më të lëmuar dhe më të tendosur. Ideale për: lëkurën mature dhe të thatë, me humbje të elasticitetit dhe rrudha, që ka nevojë për ushqim, hidratim dhe kujdes forcues kundër shenjave të moshës.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*50ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i qelizave të kultivuara të Angelica-s,, niacinamide, skualan, ceramide, panthenol

Lista e plotë e përbërësve

Helichrysum Italicum Flower Water, Water, Glycerin, Theobroma Grandiflorum Seed Butter, Squalane, Dicaprylyl Ether, Cyclohexasiloxane, Diisostearyl Malate, Cetearyl Alcohol, Pentylene Glycol, Shea Butter, Dipropylene Glycol, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Niacinamide, Phenyl Trimethicone, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, 1,2-Hexanediol, Synthetic Beeswax, Glyceryl Stearate SE, Chlorella Vulgaris Extract, Angelica Archangelica Callus Extract, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Theobroma Cacao Seed Extract, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Hydrogenated Vegetable Oil, Swertia Chirata Leaf Extract, Polymethylsilsesquioxane, Panthenol, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Palmitic Acid, Hydrogenated Lecithin, Cetearyl Glucoside, Glucose, Butylene Glycol, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Fructooligosaccharides, Fructose, Polyisobutene, Ethylhexylglycerin, Octanediol, Adenosine, Sodium Phytate, Caprylic/Capric Triglyceride, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Dextrin, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Oleate, Polyglyceryl-5 Oleate, Hydroxystearic Acid, Sodium Stearoyl Glutamate, Maltodextrin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Choleth-24, Ceramide NP, C12-16 Alcohols, Carbomer, Xanthangum, Fragrance

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Shpërndani

5,500.00 ALL 4,700.00 ALL