MISSHA Time Revolution Artemisia Ampoule, nga marka më inovative Missha është formuluar me 70% Ekstrakt Artemisia Annua të fermentuar nga ishulli Ganghwa, një ishull në Detin Perëndimor pranë bregut perëndimor të Koresë. Kjo bimë medicinale njihet për efektet e saj detoksifikuese, anti-inflamatore, antibakteriale dhe antimykotike për organizmin dhe në veçanti për lëkurën. Të gjitha këto veti mrekullibërëse, e bëjnë këtë serum në trajtë ampule të ndihmojë në qetësimin, shërimin, mbrojtjen e barrierës së lëkurës nga agresorët e jashtëm si dhe nga radikalet e lira. E korrur në shtator, ekstrakti i Artemisias Missha fermentohet 100 ditë, fillimisht në temperaturë të ngrohtë, pastaj dy herë në një temperaturë të ftohtë. Ky proces nxjerrjeje me presion të lartë krijon përqendrimin më të pastër dhe aktiv të Artemisias. Gjithashtu, ky proçes ndihmon në depërtimin e serumit në të gjithë shtresat e lëkurës për të ofruar hidratim të thellë afatgjatë. Sugjerohet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive. 

*50ml

Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

 70% Ekstrakt Artemisia

Lista e plotë e përbërësve

Artemisia Annua Extract (70%), Glycerin, Butylene Glycol, Water, 1,2-Hexanediol, Betaine, Trehalose, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Carbomer, Polyacrylate Crosspolymer-6, Tromethamine, Polyquaternium-51, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Time Revolution Artemisia Ampoule

4,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI