-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Super Off Cleansing Oil (Dust Off)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Larës vajor
MISSHA Super Off Cleansing Oil (Dust Off) është një pastrues vajor i krijuar për të pastruar butësisht lëkurën e ndjeshme nga grimi, kremi mbrojtës nga dielli dhe papastërtitë e grumbulluara gjatë ditës, përfshirë grimcat e imëta të pluhurit. Formula e tij ndihmon në largimin e papastërtive pa e tharë lëkurën, ndërsa përmban vaj të bajames së ëmbël, i cili ndihmon në hidratimin e saj, vaj të farave të Crambe Abyssinica, që ndihmon në ruajtjen e barrierës mbrojtëse të lëkurës, si dhe vaj të lules së kamomilit romak, i cili ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme dhe në ruajtjen e hidratimit. Në kontakt me ujin, vaji shndërrohet në një emulsion qumështor që shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën sa më të pastër.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*305ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm dhe më pas vazhdoni me larësin ujor.
Përbërësit "magjik"
Vaj i bajames së ëmbël, vaj i farave të Crambe Abyssinica, vaj i luleve të kamomilit romak
Lista e plotë e përbërësve
GlyCIne Soja (Soybean) Oil, Triethylhexanoin, Ethylhexyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Isopropyl Myristate, Ishexadecane, Ethylhexyl Stearate, Polybutene, Dicaprylyl Ether, Isononyl Isononanoate, Caprylic/ Capric Triglyceride, CItrus Limon (Lemon) Peel Oil, CItrus Aurantium DulCIs (Orange) Oil, Cymbopogon Schoenanthus Oil, CItrus Limon (Lemon) Fruit Oil, Geranium Maculatum Oil, Cymbopogon Nardus (CItronella) Oil, CItrus Reticulata (Tangerine) Leaf Oil, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, 1, 2-Hexanediol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl HydroxyhydroCInnamate, Tocopherol
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









