MISSHA Super Off Cleansing Oil (Dryness Off)

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.

Përshkrimi

Larës vajor

MISSHA Super Off Cleansing Oil (Dryness Off) është një pastrues vajor i krijuar posaçërisht për lëkurën e thatë, që ka nevojë për pastrim të butë dhe ruajtjen e hidratimit. Formula ndihmon në shkrirjen e grimit, përfshirë atë rezistent ndaj ujit, si dhe në largimin e kremit mbrojtës nga dielli dhe të papastërtive të grumbulluara gjatë ditës, pa e lënë lëkurën të ndihet e tendosur. Ky pastrues përmban gjalpë shea, vaj të bajames së ëmbël dhe vaj argani, të cilët ofrojnë një pastrim të thellë pa lënë ndjesi të thatë apo të tërhequr.. Në kontakt me ujin, vaji shndërrohet në një emulsion qumështor që shpëlahet lehtësisht, duke e lënë lëkurën sa më të pastër.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*305ml

Përdorimi

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm dhe më pas vazhdoni me larësin ujor.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Gjalpë shea, vaj i bajames së ëmbël, vaj argani

Lista e plotë e përbërësve

GlyCIne Soja (Soybean) Oil, Triethylhexanoin, Ethylhexyl Palmitate, PEG-20 Glyceryl Triisostearate, Isopropyl Myristate, Ishexadecane, Ethylhexyl Stearate, Polybutene, Dicaprylyl Ether, Isononyl Isononanoate, Caprylic/ Capric Triglyceride, CItrus Limon (Lemon) Peel Oil, CItrus Aurantium DulCIs (Orange) Oil, Cymbopogon Schoenanthus Oil, CItrus Limon (Lemon) Fruit Oil, Geranium Maculatum Oil, Cymbopogon Nardus (CItronella) Oil, CItrus Reticulata (Tangerine) Leaf Oil, Prunus Armeniaca (Apricot) Kernel Oil, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Moringa Oleifera Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Centella Asiatica Extract, Houttuynia Cordata Extract, 1, 2-Hexanediol, Pentaerythrityl Tetra-Di-T-Butyl HydroxyhydroCInnamate, Tocopherol

 Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Shpërndani

2,500.00 ALL 2,000.00 ALL