MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Skin Essence, vjen me një formulë të re dhe të përmirësuar që premton të depërtojë në 10 shtresa të lëkurës me përmbajtje të 10 llojeve të ndryshme të acidit hialuronik. Në fakt, kjo përbërje, e lehtë si tonik dhe ushqyese si esencë, hidraton thellësisht lëkurën duke forcuar gjithashtu barrierën e saj. Për më tepër, do të ndihmojë në zbutjen e strukturës dhe përgatitjen e lëkurës për produktet pasaardhëse të rutinës. Tekstura e lehtë depërton lehtësisht dhe shpejt në lëkurë, duke e lënë atë të ndjehet e butë, rrezatuese dhe e shëndetshme. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me kremin e linjës: MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Cream, nëse jeni lëkurë e thatë ose MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Gel Cream nëse keni lëkurë të yndyrshme. 

Formula e saj është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*200ml

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, aplikoni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

keramide, acid hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Trehalose, Betaine, C12-14 Pareth-12, Panthenol, Propanediol, Pyrus Malus (Apple) Fruit Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexy|glycerin, Polyquaternium-51, Carbomer, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Tromethamine, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Water, Glyceryl Glucoside, Ceramide NP, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Pinus Sylvestris Leaf Oil, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Xylity|glucoside, Anhydroxylitol, Xylitol, Hydroxypropy|trimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sucrose Palmitate, Glucose, Glyceryl Caprylate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Hyaluronic Acid, Polyglutamic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Skin Essence

2,100 ALL 3,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI