-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Foaming Cleanser
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Foaming Cleanser, është një pastrues i butë dhe i fuqishëm me shkumë, i cili jo vetëm heq mbetjet dhe papastërtitë e makeup-it, por pastron gjithashtu thellësisht poret nga sebumi i tepërt. Nga ana tjeter formulimi me 10 lloje të ndryshme të acidit hialuronik depërton thellësisht në të gjitha shtresat e lëkurës, duke e mbajtur atë të hidratuar e në të njëjtën kohë, duke mos krijuar aspak ndjesinë e tërheqjes në fund. Ky larës është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, të dehidratuar dhe atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*200ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
10 lloje të ndryshme acidesh hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Lauric Acid, Potassium Hydroxide, Palmitic Acid, Potassium Cocoyl Glycinate, Coco-Glucoside, Glyceryl Stearate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Sodium Cocoyl Isethionate, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Arachidic Acid, Disodium EDTA, Pinus Sylvestris Leaf Oil, 1,2-Hexanediol, Oleic Acid, Quillaja Saponaria Bark Extract, Propanediol, Citric Acid, Mannitol, Sodium Hyaluronate, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE