Me përdorimin MISSHA Super Aqua Hyaluronic Acid Mask nuk do të shqetësoheni më nëse lëkura juaj do të ketë mungesë të acidit hialuronik, sepse MISSHA ka sjellë 10 lloje acidesh hialuronik në një formulë inovative. Këto acide kanë strukturë të ndryshme molekulare për të bërë të mundur hidratimin e lëkurës në të gjithë shtresat e saj. Kur aplikohet në lëkurë, kjo maskë shpërndan në mënyrë efektive të gjithë përbërësit e tij në një mënyrë të thellë. Për më tepër, do të ndihmojë në zbutjen e strukturës dhe përgatitjen e lëkurës për produktet pasaardhëse të rutinës. Tekstura e lehtë depërton lehtësisht dhe shpejt në lëkurë, duke e lënë atë të ndjehet e butë, rrezatuese dhe e shëndetshme.  E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos atë të thatë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*28g

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

0 lloje acidesh hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Sea Water, 1, 2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethyl Urea, Betaine, Trehalose, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Xylitylglucoside, Disodium EDTA, Anhydroxylitol, Xylitol, Sodium Hyaluronate, Panthenol, Lavandula Angustifolia Oil, Sorbitan Isostearate, Citrus Limon Fruit Extract, Citrus Nobilis (Mandarin Orange) Oil, Glucose, Caprylic/Capric Triglyceride, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Pinus Palustris Oil, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Methyl Diisopropyl Propionamide, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Cholesterol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Limonene, Linalool

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Super Aqua Hyaluronic Acid Ampoule Mask

500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI