-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Speedy Solution Firming Gel Eye Patch
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Speedy Solution Firming Gel Eye Patch janë patches hidrogel për zonën e syve, të formuluara për të hidratuar, tonifikuar dhe rikthyer freskinë në lëkurën delikate rreth syve. Formula ndihmon në reduktimin e pamjes së lodhjes, linjave të imëta dhe ënjtjeve, duke i dhënë konturit të syve një pamje më të lëmuar dhe më elastike. Të pasuruara me Adenosine, këto eye patches ndihmojnë në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe në lëmimin e shenjave të para të moshës. Glutathione dhe Alpha Lipoic Acid veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, duke ndihmuar në ndriçimin e zonës poshtë syve dhe mbrojtjen e lëkurës nga faktorët e jashtëm. Formula përmban gjithashtu Glicerin dhe përbërës hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe në krijimin e një pamjeje më fresh dhe rinore. Tekstura hidrogel ngjitet lehtësisht në lëkurë dhe ofron një efekt freskues dhe qetësues menjëherë pas aplikimit. Ideale për përdorim në mëngjes për të rifreskuar zonën e syve. ose në mbrëmje si trajtim hidratues.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*1 çift { 2 patches}
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit "magjik"
Adenosine, Glutathione, Alpha Lipoic Acid, Glicerin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Carrageenan Extract, Butylene Glycol, Adenosine, Thioctic Acid, Glutathione, Citrus Grandis (Grapefruit) Seed Extract, Acorus Calamus Root Extract, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Coptis Japonica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Chlorphenesin, Agar, Ceratonia Siliqua Gum, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













