MISSHA, Radiance Perfect Fit Cushion, përmban teknologji e patentuar Perfect FitTM e markës MISSHA, një formulë që bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të lëmuar, me pamje natyrale dhe të përsosur. Fondatina kompakte cushion (e aplikueshme me sfungjer), gjithashtu krenohet me filtrat e saj mbrojtës SPF50+ PA++++ për lëkurën nga rrezet të dëmshme UV të diellit ndërsa përbërësit e shtuar si ceramide dhe vajra me bazë bimore ndihmojnë në bllokimin e lagështirës dhe hidratimit të lëkurës gjatë gjithë ditës. Vetëm me një prekje, siguron mbulim të plotë dhe qëndrueshmëri për plot 48h.

E gjthë formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*15gr 

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor). 

Përbërësit "magjik"

ceramide dhe vajra me bazë bimore

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Titanium Dioxide, Cyclopentasiloxane, Ethylhexyl methoxycinnamate, Dimethicone, Phenyltrimethicone, Ethylhexyl Salicylate, Butylene Glycol, Laurylpage-10tris Silylethyldimethicone, Niacinamide, 1,2-hexanediol, PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Yellow Iron Oxide, Glycerin, Centella Extract, Matricaria Flower Extract, Macadamia Seed Oil, Olive Oil, Jojoba Seed Oil, Grape Seed Oil, Butylene Glycol Dicaprylate / Dicaprate, Cetyl Page / Fiji-10 / 1 Dimethicone, Methylhydrogenated Rosinate, Isododecane, Magnesium Sulfate, Disteadimonium Hector Light, Acrylate / Polytrimethylsiloxymethacrylate Copolymer, Glyceryl Caprylate, Polypropylsilsesquioxane, Dimethicone / Vinyl Dimethicone Crosspolymer

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Radiance Perfect Fit Cushion

2,200 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI