-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Njoftim për vonesa në dërgesa
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 13 dhe Shtator 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA PDRN NAD+ Renew Peel Shot 25 është një peeling intensiv për fytyrën, i krijuar për të larguar qelizat e vdekura, yndyrën e tepërt dhe papastërtitë që grumbullohen në lëkurë. Formula përmban një kompleks prej 5 përbërësish eksfoliues në përqendrim total 25%, që kombinon PHA, AHA, BHA dhe LHA për një eksfolim të shumëanshëm. Gluconolactone (PHA) ndihmon në largimin e qelizave të vdekura duke ruajtur hidratimin e lëkurës, ndërsa Acidi Laktik (AHA) ndihmon në përmirësimin e pamjes së teksturës. Acidi Salicilik (BHA) dhe Capryloyl Salicylic Acid (LHA) depërtojnë në pore për të ndihmuar në largimin e yndyrës dhe papastërtive të grumbulluara.
Formula përmban gjithashtu Acid Kojik dhe Acid Succinic, të cilët ndihmojnë në njëtrajtësimin e njollave dhe tonit të pabarabartë. Një tjetër veçori e formulës është kompleksi PDRN + NAD+, i kombinuar me NMN dhe ATP, i cili është krijuar për t’i dhënë lëkurës një pamje më të freskët, të lëmuar dhe vitale. PDRN në formulë përftohet nga ekstrakti i Camellia Japonica, ndërsa përbërësit e tjerë të kompleksit ndihmojnë në kujdesin dhe mirëmbajtjen e pamjes së shëndetshme të lëkurës.Për të ndihmuar në ruajtjen e hidratimit dhe rehatisë së lëkurës pas eksfolimit, formula përmban gjithashtu përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, si dhe Panthenol, Allantoin dhe Dipotassium Glycyrrhizate. Është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurën me teksturë të ashpër, pore të bllokuara ose të dukshme, qeliza të vdekura dhe ton të pabarabartë. Me përdorim të rregullt, ndihmon që lëkura të duket më e pastër, më e lëmuar dhe më uniforme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*15ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi tëkonsiderueshme dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni vetëm 10 minuta dhe më pas shpërlajeni. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+. Sugjerohet 1-2 herë në javë.
Përbërësit "magjik"
Gluconolactone (PHA), Acidi Laktik (AHA), Acidi Salicilik (BHA), Capryloyl Salicylic Acid (LHA), Acidi Kojik, Acidi Succinic, PDRN, NAD+, NMN, ATP, ekstrakt Camellia Japonica, përbërës fermentues nga soja, qumështi i sojës dhe thekra, Panthenol, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate
Lista e plotë e përbërësve
Water, Gluconolactone, Lactic Acid, Methylpropanediol, Glycerin, Sodium Hydroxide, Succinic Acid, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Polyacrylate Crosspolymer-6, Pentylene Glycol, Kojic Acid, Polyglyceryl-10 Laurate, Caramel, Xanthan Gum, Salicylic Acid, Dipotassium Glycyrrhizate, Allantoin, Cyanocobalamin, Propanediol, Polyglyceryl-10 Oleate, Nicotinamide Mononucleotide, Adenosine Triphosphate, Nicotinamide Adenine Dinucleotide, Sodium DNA, Camellia Japonica Flower Extract, Lactobacillus/Rye Flour Ferment, Lactobacillus/Soymilk Ferment Filtrate, Bacillus/Soybean Ferment Extract, Pantothenic Acid, Folic Acid, Pyridoxine, Thiamine HCl, Riboflavin, Hydrolyzed Sponge, Ethylhexylglycerin, Tocopherol, Butylene Glycol, Dextrin, Gardenia Florida Fruit Extract, Capryloyl Salicylic Acid
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE










