MISSHA PDRN NAD+ Lifting Band & Gel Mask

600.00 ALL 400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 15 dhe Shtator 16.

Përshkrimi

MISSHA PDRN NAD+ Repair Taping Gel Mask është një maskë inovative e krijuar për një trajtim intensiv të fytyrës, me fokus te hidratimi, elasticiteti dhe efektin "lifting" në zonën e qafësFormula është e pasuruar me PDRN dhe NAD+, dy përbërës kryesorë të linjës PDRN NAD+ të MISSHA, të kombinuar për kujdesin ndaj lëkurës që duket e lodhur, e dehidratuar dhe me humbje të elasticitetit. PDRN (Sodium DNA) ndihmon në përmirësimin e pamjes së lëkurës, ndërsa NAD+ është pjesë e qasjes së formulës ndaj kujdesit për vitalitetin dhe shenjat e dukshme të moshës. Pas përdorimit, lëkura duket më e hidratuar, më e lëmuar, më e plotë dhe me më shumë shkëlqim, ndërsa pamja e përgjithshme e fytyrës duket më e freskët dhe më vitale. Është veçanërisht e përshtatshme kur lëkura ka nevojë për një dozë intensive hidratimi dhe një pamje më të tonifikuar dhe elastike.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.

*1copë 

Përdorimi

*Këshillohet të përdoret 3x javë për efekt maksimal!

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën.Tërhiqeni me kujdes nga nofulla drejt veshëve dhe kapni rripat rreth tyre për një qëndrueshmëri perfekte. Mbajeni për 10-20 minuta, më pas hiqeni maskën dhe masazhoni butësisht esencën e mbetur në lëkurë për të përthithur plotësisht përbërësit aktivë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

PDRN, NAD+ 

Lista e plotë e përbërësve

water (aqua), glycerin, methylpropanediol, niacinamide, 1,2-hexanediol, ceratonia siliqua (carob) gum, chondrus crispus extract, hydroxyacetophenone, xanthan gum, ricinus communis (castor) seed oil, potassium chloride, allantoin, cellulose gum, sodium polyacrylate, sucrose, dipotassium glycyrrhizate, ethylhexylglycerin, adenosine, calcium lactate, methyl diisopropyl propionamide, nicotinamide adenine dinucleotide, centella asiatica leaf extract, lactobacillus/soymilk ferment filtrate, lactobacillus/rye flour ferment, lactobacillus/soybean ferment extract, bifida ferment lysate, lactobacillus ferment lysate, lactococcus ferment lysate, nicotinamide mononucleotide, propanediol, dipropylene glycol, butylene glycol, hydrogenated lecithin, panthenol, sodium phytate, camellia japonica flower extract, asiaticoside, asiatic acid, madecassic acid, sodium dna, folic acid, pantothenic acid, pyridoxine, beta-glucan, ceramide np, thiamine hcl, caprylic/capric triglyceride, cyanocobalamin, riboflavin, adenosine triphosphate.

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Shpërndani

600.00 ALL 400.00 ALL