-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Oil Control Paper
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Oil Control Paper janë letra thithëse të krijuara për të larguar shpejt yndyrën e tepërt dhe shkëlqimin e padëshiruar nga lëkura, pa prishur grimin. Të prodhuara nga fibra natyrale të kërpit, ato ndihmojnë në përthithjen e sebumit, duke e lënë lëkurën me një pamje më mat, të freskët dhe të pastër. Janë veçanërisht praktike për zonat që priren të yndyrosen gjatë ditës, si balli, hunda dhe mjekra. Paketimi përmban 100 letra, të cilat mund t'i mbani lehtësisht me vete për të rifreskuar pamjen e lëkurës kurdo që keni nevojë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*100 letra
Merrni një letër dhe shtypeni butësisht mbi zonat e yndyrshme të fytyrës, pa e fërkuar lëkurën. Pasi letra të ketë përthithur yndyrën, hidheni dhe përdorni një tjetër nëse është e nevojshme. Mund t'i përdorni gjatë ditës, edhe mbi grim.
fibra natyrale të kërpit
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









