Missha Mascure Hydra Solution Sheet Mask Acid Hyaluronic, është maska "Sheet Mask" prej pëlhure më e pëlqyer për lëkurën shumë sensitive dhe të thatë! Funksioni kryesor i kësaj maske është hidratimi i thellë në të gjitha shtresat e lëkurës falë përbërjes me Acid Hyaluronik, i cili është përbërësi "magjik" i këtij produkti. Nga ana tjetër, teknologjia Mascure PT Cell Sheet ka një funksion të nivelit të lartë të ruajtjes së ujit, jep përbërës të pasur efektivë në lëkurën tuaj dhe gjithashtu ndihmon në zbutjen e lëkurës së ndjeshme dhe llojeve të ndryshme të problematikave si acarimi ose kruajtjet. E përshtatshme për lëkurën e thatë dhe atë të dehidratuar. Ky produkt është jokomedogjenik (nuk bllokon poret), dhe është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*28ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

 Acid Hyaluronik, Mascure PT Cell 

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Water, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Geranium Maculatum Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Pogostemon Cablin Oil, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Water, Hydrogenated Lecithin, Phytosteryl/Octyldodecyl Lauroyl Glutamate, Ceramide NP, Sodium Hyaluronate, Sodium Hyaluronate, Water, 1,2-Hexanediol, Sodium Acetylated Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Trehalose, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Xanthan Gum, Carbomer, Arginine, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA

 

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Mascure Hydra Solution Sheet Mask Acid Hyaluronic

400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI