MISSHA M Perfect Cover Serum B.B Cream Pro SPF 42 PA+++

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.

Nuanca
Përshkrimi

MISSHA M Perfect Cover Serum B.B Cream Pro SPF 42 PA+++ është një BB krem që kombinon mbulimin e grimit me përbërës kujdesës për lëkurën dhe mbrojtje nga rrezet UV. Formula është krijuar për të unifikuar tonin e lëkurës dhe për të mbuluar skuqjet, njollat, papërsosmëritë dhe pamjen e poreve, duke ofruar një përfundim natyral dhe të njëtrajtshëm. Niacinamidet ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit të lëkurës, ndërsa Bifida Ferment Lysate dhe kompleksi i përbërësve të fermentuar në kujdesin dhe mbështetjen e barrierës mbrojtëse të saj. Glicerina ndihmon në ruajtjen e hidratimit, ndërsa vitamina E (tocopherol) ofron mbrojtje antioksiduese. Formula përmban gjithashtu filtra mbrojtës nga dielli dhe ofron SPF 42 PA+++, për mbrojtje ndaj rrezeve UVB dhe UVA. Tekstura e tij shpërndahet lehtësisht në lëkurë, duke e lënë atë të duket më e lëmuar, më e freskët dhe me një mbulim të njëtrajtshëm. 

*50ml

Përdorimi

Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, aplikoni fondatinën me sfungjerin e saj. Për të krijuar një mbulim sa më të mirë, mund të përdorni aq fondatinë sa ju nevojitet. Riaplikojeni gjatë ditës për të rifreskuar makeup-in. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

niacinamide, glicerinë, Bifida Ferment Lysate

Lista e plotë e përbërësve

Water, Zinc Oxide, Dimethicone, Titanium Dioxide, Butylene Glycol, Homosalate, Caprylic/Capric Triglyceride, Ethylhexyl Salicylate, PEG-10 Dimethicone, Undecane, Niacinamide, Cetyl PEG/PPG-10/1 Dimethicone, Disteardimonium Hectorite, Synthetic Fluorphlogopite, Magnesium Sulfate, Pentylene Glycol, Tridecane, Iron Oxides, Stearic Acid, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Isododecane, Trimethylsiloxysilicate, Glyceryl Caprylate, Caprylyl Glycol, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Alumina, Disodium Stearoyl Glutamate, Dimethiconol, Hectorite, Adenosine, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Tocopherol, Anthemis Nobilis Flower Oil, Santalum Album (Sandalwood) Oil, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Ferment, Beta Vulgaris (Beet) Root Extract, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Brassica Oleracea Capitata (Cabbage) Leaf Extract, Vaccinium Angustifolium (Blueberry) Fruit Extract, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Bifida Ferment Lysate, Glycerin, Lactobacillus/Acerola Cherry Ferment, Lactococcus Ferment, Leuconostoc/Radish Root Ferment Filtrate, Bifida Ferment Filtrate, Lactobacillus/Soybean Ferment Extract, Lactobacillus/Punica Granatum Fruit Ferment Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Lactococcus Ferment Lysate, Oryza Sativa (Rice) Extract, Saccharomyces Ferment, Bacillus Ferment, Citrus Aurantium Bergamia Peel Oil, Limonene, Linalyl Acetate, Pinene, Citronellol, Citrus Aurantium Peel Oil, Lavandula Oil/Extract, Geraniol, Linalool, Geranyl Acetate, Terpinolene

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Shpërndani

2,000.00 ALL 1,400.00 ALL