-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Glow B.B Boomer
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Glow B.B Boomer është një primer "iluminues" që përgatit lëkurën për makeup, duke krijuar një bazë të lëmuar, hidratuese dhe me efekt glow natyral. Tekstura e tij e lehtë përthithet lehtësisht në lëkurë dhe ndihmon që fondatina ose BB Cream-i të aplikohet më njëtrajtshëm, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e makeup-it gjatë ditës. Formula është e pasur me niacinamide, i cili ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, si edhe adenosine, i njohur për efektin anti-age dhe për ndihmën që jep në përmirësimin e elasticitetit dhe pamjes së freskët të lëkurës. Grimcat e imëta të perlave në formulë i japin lëkurës një shkëlqim natyral dhe të menjëhershëm. Ideale për ata që preferojnë një makeup me pamje të freskët, të ndritshme dhe me efekt "glow".
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: vajra esencial, paraben, alkool, fragrancë artificiale.
*40gr
Pasi të keni vendosur kremin mbrojtës ndaj diellit, dhe përpara fondatinës, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht. Për të larguar mbetjet e saj dhe të makeup-it të përdorur këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
niacinamide, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Water, Cyclopentasiloxane, Cyclohexasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, Mica (Cl77019), PEG-10 Dimethicone, Titanium Dioxide (Cl 77891), Arbutin, Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Diamond powder, Moringa Pterygosperma Seed Oil, Amethyst Powder, Pearl Powder, Tourmaline, Chrysanthemum Morifolium Flower Extract, Jasminum Officinale Extract, Platinum Powder, Dicaprylyl Carbonate, Magnesium Sulfate, Methyl Methacrylate Crosspolymer, Triethoxycaprylylsilane, Ethylhexylglycerin, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Adenosine, Mannan, Squalane, Polymethylsilsesquioxane, Caprylic Triglyceride, Tocopherol, Talc, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance (Parfum)
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













