MISSHA Fix Me Make Up Fixer

1,200.00 ALL 850.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

Nëse dëshironi që makeup-i juaj të qëndrojë i freskët dhe "pa krisje" gjatë gjithë ditës, MISSHA Fix Me Make Up Fixer është zgjedhja ideale! Formulimi i tij është pasur me ekstrakt Centella Asiatica (Cica), i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe rigjeneruese, si dhe me ujë bambuje (Bambusa Vulgaris Water) që ndihmon në hidratimin dhe freskimin e lëkurës. Formula e tij e lehtë thahet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse apo të rëndë në lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, MISSHA Fix Me Make Up Fixer mund të përdoret si hapi i fundit i rutinës së makeup-it për ta mbajtur atë të fiksuar për orë të gjata. Perfekt për përdorim të përditshëm, evente speciale apo ditë të gjata kur dëshironi që grimi juaj të duket i sapoaplikuar nga mëngjesi deri në mbrëmje.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, gluten.

*50ml

Përdorimi

Spruconi spray-n lehtësisht mbi fytyrë para aplikimit të makeup-it, ose pas tij. Nëse dëshironi të fiksoni makeup-in vetëm në disa zona të veçanta të fytyrës, sprucojeni spray-n në një furçë ose sfungjer kozmetik.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

ekstrakt Centella Asiatica (Cica), ujë bambuje (Bambusa Vulgaris Water)

Lista e plotë e përbërësve

Water, Polyester-5, Alcohol, Butylene Glycol, Glycerin, Phenoxyethanol, Polyglyceryl-2 Oleate, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Octyldodeceth-16, Hydrolyzed Wheat Protein, Bambusa Vulgaris Water, Fragrance(Parfum), Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol, Sodium Benzoate, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Polysaccharides

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.


Shpërndani

1,200.00 ALL 850.00 ALL