-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Creamy Latte Cleansing Foam (Cacao)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Larës ujor
MISSHA Creamy Latte Cleansing Foam (Cacao) është një shkumë pastruese për fytyrën, e krijuar për të larguar papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, duke ndihmuar që lëkura të mbetet e butë pas larjes. Formula përmban gjalpë kakaoje, i cili ndihmon në zbutjen e lëkurës dhe në ruajtjen e lagështisë, si dhe glicerinë, që ndihmon në hidratimin e saj. Ekstrakti i qumështit dhe proteinat e qumështit plotësojnë formulën, duke kontribuar në ruajtjen e butësisë së lëkurës, ndërsa mjalti dhe aloe vera ndihmojnë në kujdesin dhe hidratimin e saj. Tekstura kremoze krijon një shkumë të pasur që pastron fytyrën, ndaj është veçanërisht e përshtatshme për lëkurën e thatë ose që ndihet e tendosur pas pastrimit.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*172ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
Gjalpë kakaoje, glicerinë, ekstrakt qumështi, proteina qumështi, mjaltë, aloe vera
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Palmitic Acid, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Cocamidopropyl Betaine, Fragaria Chiloensis Fruit Extract (0.333ppm), Butylene Glycol, Milk Protein Extract (0.01ppm), Milk Extract (0.1ppm), Dipropylene Glycol, Sodium Chloride, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Cellulose Gum, Polyquaternium-7, Arachidic Acid, PEG-90M, Sodium Benzoate, Silica, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Ethylhexylglycerin, Fragrance
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









