MISSHA Chogongjin Youngan Skin Care Set (3pcs)

17,400.00 ALL 15,600.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 15 dhe Shtator 16.

Përshkrimi

MISSHA Chogongjin Youngan Skin Care Set është një set kujdesi intensiv nga linja premium Youngan, i krijuar për lëkurën që ka nevojë për më shumë ushqyerje, hidratim dhe kujdes për elasticitetin dhe shenjat e dukshme të moshës. Formula e produkteve kombinon kompleksin BIO Gongjin™ me Phellinus Linteus, Ginseng Korean, Niacinamide, Adenosine dhe përbërës hidratues duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së elasticitetit, qëndrueshmërisë dhe shkëlqimit të lëkurës.

Seti përfshin:

MISSHA Chogongjin Cleansing Foam (50ml)

Larës fytyre që shndërrohet në një shkumë të butë dhe pastron në mënyrë efektive papastërtitë dhe yndyrën e tepërt, pa e tharë lëkurën apo prishur ekuilibrin e saj natyral. Formula me kompleksin Gongjin™ ndihmon ta lërë lëkurën të pastër, të freskët dhe të butë, duke e përgatitur për hapat e tjerë të rutinës së kujdesit.

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Toner (150ml)

Një toner-esencë me formulim jashtëzakonisht ushqyes dhe rigjenerues, i cili përgatit lëkurën për hapat e ardhshëm të rutinës duke balancuar nivelin e lagështisë. Ofron hidratim të thellë, forcon barrierën mbrojtëse, zbeh njollat e hiperpigmentimit dhe përmirëson dukshëm pamjen e rrudhave të thella. Të gjitha këto veti vijnë falë përmbajtjes me: kompleksin e patentuar Bio-Gongjin, Ekstrakt të Ginsengut të Zi dhe Kërpudhën Phellinus Linteus (Sanghwang).

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Emulsion (120ml)

Riktheni vitalitetin dhe elasticitetin e humbur me një nga emulsionet më luksoze të MISSHA-ës: Chogongjin Youngan Jin Emulsion! Ky emulsion është i pasuruar me një përqendrim të lartë të Ginsengut të Zi Korean, kompleksin bio-fermentuar Gongjin dhe vajra ushqyes natyralë. Një formulim i pasur por jo i rëndë, që redukton dukshëm shenjat e moshës, lëmon rrudhat e thella dhe balancon në mënyrë perfekte nivelin e yndyrës dhe ujit në lëkurë. Formuluar gjithashtu me Niacinamide dhe Adenosinë për të forcuar barrierën mbrojtëse dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit.

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Essence (8ml)

Një esencë me përbërje të pasur nga linja premium Youngan, e formuluar për t'i dhënë lëkurës një dozë intensive hidratimi dhe vitaliteti! Veçantia e kësaj esence qëndron te përmbajtja me kompleksin Gongjin, Ekstraktin e Kërpudhës Phellinus Linteus (Sanghwang), Ginsengun e Zi Korean, Beta-Glucan dhe Acetyl Hexapeptide-8. Ky kombinim i fuqishëm stimulon mikro-qarkullimin, forcon barrierën natyrale dhe përmirëson elasticitetin e lëkurës. Formulimi me Niacinamide dhe Adenosinë ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të fytyrës dhe lëmimin e rrudhave.

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Cream (60ml / 9ml)

Një krem intensiv rigjenerues dhe ushqyes, i cili shërben si hapi përmbyllës për të bllokuar lagështinë në shtresat e thella të lëkurës. Përmban një përqendrim të lartë të Kërpudhës Sanghwang (Phellinus Linteus) të kombinuar me Ceramide NP, vaj Macadamia, vaj Sunflower dhe kompleksin bio-fermentuar Gongjin. Ky krem me teksturë të pasur lëmon linjat e imëta dhe rrudhat e thella, ndërsa Acetyl Hexapeptide-8 dhe Hydrolyzed Elastin i japin fytyrës një pamje dukshëm më të ngritur, me shkëlqim dhe elasticitet rinor.

Formula është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm e irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra mineralë dhe ngjyrues artificialë.

Përdorimi

MISSHA Chogongjin Cleansing Foam 

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Toner

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Emulsion

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, aplikoni një sasi të konsiderueshme të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Essence

Në mëngjes dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.


MISSHA Chogongjin Youngan Jin Cream

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

MISSHA Chogongjin Cleansing Foam

Përbërësit "magjik"

Gongjin™

Lista e plotë e përbërësve

Purified Water, Hydrogenated Poly, Myristic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Potassium Cocoyl Glycinate, Lauryl Hydroxysultaine, Lauryl Betaine, Palmitic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Laminaria Japonica Extract, Eclipta Prostrata Leaf Extract, Velvet Extract, Thymus Vulgaris Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Angelica Gigas Root Extract, Malt Extract, Saponaria Officinalis Leaf/Root Extract, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Panax Ginseng Root Extract, Hydrogenated Lecithin, Oryza Sativa Bran Water, Stearic Acid, Hydrated Silica, Polyquaternium-22, Sodium Chloride, Beta-Glucan, Butylene Glycol, Fructooligosaccharides, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ethyl Hexanediol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Fragrance

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Toner

Përbërësit "magjik"

Bio-Gongjin, Ekstrakt i Ginsengut të Zi, Kërpudhë Phellinus Linteus (Sanghwang)

Lista e plotë e përbërësve

Phellinus Linteus Extract, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Glycerin, Ethanol, Glycereth-26, Niacinamide, Pentylene Glycol, Purified Water, Cacao Seed Extract, Rice Ferment Filtrate, Pueraria Lobata Root Extract, Polygonum Cuspidatum Root Extract, Pueraria Mirifica Root Extract, Cimicifuga Racemosa Root Extract, Panax Ginseng Root Extract, Atractylodes Japonica Rhizome Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Panax Ginseng Root Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Velvet Extract, Angelica Acutiloba Root Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Lactobacillus Ferment, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Nelumbo Nucifera Seed Extract, Angelica Polymorpha Sinensis Root Extract, Punica Granatum Extract, Trifolium Pratense Flower Extract, Ganoderma Lucidum Extract, Yeast Extract, Raffinose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Octyldodeceth-16, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, 1,2-Hexanediol, Soy Isoflavones, Biosaccharide Gum-1, Caprylyl Glycol, Cyanocobalamin, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Phenoxyethanol, Fragrance, Butylphenyl Methylpropional, Benzyl Salicylate, Alpha-Isomethyl Ionone, Citronellol

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Emulsion

Përbërësit "magjik"

Bio-Gongjin, Ekstrakt i Ginsengut të Zi, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Phellinus Linteus Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Neopentyl Glycol Dicaprate, Niacinamide, Pentylene Glycol, Methylpropanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Water, Glyceryl Stearate, 1,2-Hexanediol, Theobroma Cacao Seed Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Vincetoxicum Atratum Extract, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Angelica Gigas Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Velvet Extract, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Panax Ginseng Root Extract, Dimethicone, PEG-100 Stearate, Bees Wax, Palmitic Acid, Stearic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Caprylic/Capric Triglyceride, Dextrin, Adenosine, Hydrogenated Lecithin, Sodium Phytate, Ceramide NP, Glucose, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Pentastearate, Sodium Stearoyl Glutamate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Hydrolyzed Elastin, Acetyl Hexapeptide-8, C14-22 Alcohol, Cetearyl Alcohol, Carbomer, Xanthan Gum, Fragrance, Benzyl Salicylate, lpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Linalool, Limonene, Hydroxycitronellal, Hexyl Cinnamal

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Essence

Përbërësit "magjik"

Gongjin, Ekstrakt i Kërpudhës Phellinus Linteus (Sanghwang), Ginseng i Zi Korean, Beta-Glucan, Acetyl Hexapeptide-8, niacinamide

Lista e plotë e përbërësve

Phellinus Linteus Extract, Glycerin, PEG-8, Water, Butylene Glycol, Polyglycerin-3, Alcohol Denat, Methyl Gluceth-20, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Methylpropanediol, Pentylene Glycol, Chlorella Vulgaris Extract, Theobroma Cacao Seed Extract, Angelica Gigas Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Thymus Vulgaris Extract, Velvet Extract, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Panax Ginseng Root Extract, Glucose, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Glyceryl Polyacrylate, Fructooligosaccharide, Fructose, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Octyldodeceth-16, Sodium Polyacrylate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Dextrin, Sodium Phytate, Beta-Glucan, Tocopherol, Polyglyceryl-10 Stearate, Sodium Stearoyl Glutamate, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Caprylyl Glycol, Hydrolyzed Elastin, Acetyl Hexapeptide-8, Carbomer, Cetearyl Alcohol, Fragrance, Benzyl Salicylate, Alpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Linalool, Gold (CI 77480)

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Cream

Përbërësit "magjik"

Kërpudhë Sanghwang (Phellinus Linteus), Ceramide NP, vaj Macadamia, vaj Sunflower, Gongjin™, Acetyl Hexapeptide-8, Hydrolyzed Elastin

Lista e plotë e përbërësve

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Shpërndani

17,400.00 ALL 15,600.00 ALL