MISSHA Chogongjin Youngan Jin Cream

7,500.00 ALL 6,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 13 dhe Shtator 14.

Përshkrimi

MISSHA Chogongjin Youngan Jin Cream është një krem intensiv ushqyes dhe hidratues, i krijuar për t’i rikthyer lëkurës një pamje më rinore dhe vitale. Çka e bën të veçantë është formula e pasur me Ginseng të Kuq Korean, Phellinus Linteus, Niacinamide dhe Adenosine, të kombinuar me përbërës hidratues dhe ushqyes që kujdesen për elasticitetin dhe shenjat e dukshme të moshës. Acidi Hialuronik dhe Beta-Glucan ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe hidratimin e lëkurës, ndërsa Soluble Collagen dhe Hydrolyzed Elastin dhurojnë një pamje më të lëmuar dhe elastike. Formula pasurohet gjithashtu me Acetyl Hexapeptide-8, i cili targeton rrudhat, ndërsa vajrat ushqyes ndihmojnë në hidratimin e lëkurës. Me teksturë të pasur dhe të plotë, kremi është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar ose mature, e cila ka nevojë për hidratim intensiv, ushqyerje dhe kujdes për elasticitetin. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e butë, më e lëmuar, më e hidratuar dhe me një pamje më të shëndetshme e rinore.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*60ml

Përdorimi

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Ginseng i Kuq Korean, Phellinus Linteus, Niacinamide, Adenosine, Acid Hialuronik, Beta-Glucan, Soluble Collagen, Hydrolyzed Elastin, Acetyl Hexapeptide-8,

Lista e plotë e përbërësve

Phellinus Linteus Extract, Water, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, PEG-10 Dimethicone, Cetyl Ethylhexanoate, Dimethicone, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), PEG-75, Pentylene Glycol, Niacinamide, Glyceryl Behenate/Eicosadioate, Shea Butter, Chlorella Vulgaris Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Theobroma Cacao Seed Extract, Carnauba Wax, Panax Ginseng Root Extract, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Angelica Gigas Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Velvet Extract, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Soluble Collagen, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Caprylyl Glycol, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Dextrin, Bees Wax, Adenosine, Sodium Phytate, Ceramide NP, Phytosphingosine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Pentastearate, Sodium Stearoyl Glutamate, Xanthan Gum, Cetearyl Alcohol, Phenoxyethanol, Fragrance, Benzyl Salicylate, lpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Linalool, Limonene, Hydroxycitronellal, Hexyl Cinnamal

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

Shpërndani

7,500.00 ALL 6,700.00 ALL