-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Njoftim për vonesa në dërgesa
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Chogongjin Sulbon Niacinamide Eye Mask Set
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 13 dhe Shtator 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Chogongjin Sulbon Niacinamide Eye Mask janë patches për zonën delikate të syve, të krijuara për të ofruar hidratim intensiv dhe për të përmirësuar pamjen e zonës së lodhur dhe rrathëve të zinj poshtë syve. Formula e tyre me Niacinamide ndihmon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës dhe në përmirësimin e pamjes së njollave dhe hiperpigmentimit, ndërsa përbërësit hidratues ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe e lënë zonën e syve më të butë dhe më të lëmuar. Të pasuruara me përbërës të linjës Chogongjin Sulbon, këto patches kombinojnë kujdesin hidratues me atë ndriçues, duke ndihmuar në rikthimin e një pamjeje më të freskët dhe të ndritshme të zonës së syve. Tekstura e tyre ngjitet lehtësisht në lëkurë dhe krijon një ndjesi freskie gjatë përdorimit, ndërsa ndihmon në lëmimin e pamjes së vijave të holla dhe shenjave të lodhjes. Janë veçanërisht të përshtatshme për zonën e syve që duket e thatë, e lodhur ose me ton të pabarabartë.
Formula e tyre është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencialë.
*6 çift { 12 patches}
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 20-30 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit "magjik"
Niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Butylene Glycol, Glycerin, Hydrogenated Polydecene, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Polyglyceryl-3-Methylglucose Distearate, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Cetyl Ethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Acrylate/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ammonium Acryloyl Dimethyl Taurate/VP Copolymer, Hydrogenated Ethylhexyl Oliveate, Cetearyl Glucoside, Sodium Polyacryloyl Dimethyl Taurate, Ethylhexylglycerin, Betaine, Adenosine, Disodium EDTA, Fragrance, Hydrogenated Olive Oil Unsaponifiables, Dipotassium Glycyrrhizate, Persimmon Extract, Methyl Diisopropylpropionamide, Tocopherol, Glutathione, Lotus Flower Extract, Prunus Cerulata Flower Extract, Lilium Candidum Extract, Tetramethylacetyl Octahydronaphthalene.
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE










