-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Njoftim për vonesa në dërgesa
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Chogongjin Sosaeng Jin Mask Set
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 13 dhe Shtator 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Chogongjin Sosaeng Jin Mask është një maskë fytyre me mikrofibre, pjesë e linjës Chogongjin Sosaeng, e cila është e njohur për efektin dhe benefitet e shumta që i jep lëkurës, si: hidratim intensiv, rigjenerim, rritje të elasticitetit, lëmim të rrudhave, dhe dhënien e një shkëlqimi natyral e rinor. Gjithashtu, kjo maskë falë teknologjisë së patentuar të bio-fermentimit dhe përbërësit kryesor Gongjin™, i kombinuar me Ekstraktin e Kërpudhës Sanghwang (Phellinus Linteus) dhe Ginsengun e Kuq Korean, e mundëson depërtimin e thellë të përbërësve në mënyrë tepër efektive në të gjitha shtresat e lëkurës duke ndihmuar kështu edhe në qetësimin e lëkurës së dëmtuar nga nxehtësia dhe stresi i përditshëm, duke i rikthyer asaj vitalitetin e munguar prej kohësh. Ndërsa formulimi me Niacinamide dhe Adenosinë mundëson butësisht njëtrajtësimin e tonit të fytyrës dhe lëmimin e rrudhave të imëta, duke forcuar barrierën mbrojtëse. Kjo maskë përshtatet me lëkurën e thatë dhe atë që ka humbur elasticitetin!
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*40g x 10 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt i Kërpudhës Sanghwang (Phellinus Linteus), Ginsengun e Kuq Korean, niacinamide, adenosinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Cetyl Ethylhexanoate, Propanediol, Polysorbate 60, 1,2-Hexanediol, Angelica Gigas Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Velvet Extract, Polyacrylate-13, Arginine, Carbomer, Chlorphenesin, Xanthan Gum, Polyisobutene, Hydroxyethylcellulose, Adenosine, Coptis Japonica Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Citrus Grandis Seed Extract, Dipropylene Glycol, Disodium EDTA, Dipotassium Glycyrrhizate, Fragrance, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Acorus Calamus Root Extract, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Collagen Extract, Theobroma Cacao Extract, Caprylyl Glycol, Perilla Ocymoides Leaf Extract, Dextrin, Benzyl Salicylate
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE










