-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Njoftim për vonesa në dërgesa
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Chogongjin Sosaeng Jin Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 13 dhe Shtator 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Chogongjin Sosaeng Jin Cream është një krem intensiv ushqyes dhe hidratues, i krijuar për t’i rikthyer lëkurës një pamje më të butë, elastike dhe vitale. Çka e bën të veçantë është kombinimi i kompleksit tradicional korean Bio-Gongjin™, Phellinus Linteus (Sanghwang) dhe Ginsengut të Kuq Korean, për një kujdes të fokusuar në elasticitetin dhe shenjat e moshës. Formula pasurohet me Niacinamide dhe Adenosine, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit të pabarabartë dhe linjave të holla, ndërsa Ceramide NP dhe Phytosphingosine mbështesin barrierën mbrojtëse dhe ndihmojnë lëkurën të ruajë hidratimin. Falë teksturës së tij të pasur, ky krem është veçanërisht i përshtatshëm për lëkurë të thatë, të dehidratuar ose mature, e cila ka nevojë për idratim dhe kujdes për elasticitetin. Me përdorim të rregullt, lëkura duket më e lëmuar, më e ushqyer dhe me një pamje më të shëndetshme e rinore.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*60ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Kërpudhë Sanghwang (Phellinus Linteus), gjalpë Shea, vaj Macadamia, kompleksi i fermentuar Gongjin™
Lista e plotë e përbërësve
Phellinus Linteus Extract, Water, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol, Glycerin, PEG-10 Dimethicone, Cetyl Ethylhexanoate, Dimethicone, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), PEG-75, Pentylene Glycol, Niacinamide, Glyceryl Behenate/Eicosadioate, Shea Butter, Chlorella Vulgaris Extract, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Theobroma Cacao Seed Extract, Carnauba Wax, Panax Ginseng Root Extract, Vincetoxicum Atratum Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Angelica Gigas Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Velvet Extract, Helianthus annuus (Sunflower) Seed Oil, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Soluble Collagen, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Sodium Chloride, Disteardimonium Hectorite, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Caprylyl Glycol, Glucose, Fructooligosaccharides, Fructose, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, 1,2-Hexanediol, Dextrin, Bees Wax, Adenosine, Sodium Phytate, Ceramide NP, Phytosphingosine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Pentastearate, Sodium Stearoyl Glutamate, Xanthan Gum, Cetearyl Alcohol, Phenoxyethanol, Fragrance, Benzyl Salicylate, lpha-Isomethyl Ionone, Citronellol, Geraniol, Linalool, Limonene, Hydroxycitronellal, Hexyl Cinnamal
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE










