-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Njoftim për vonesa në dërgesa
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA Chogongjin Geumsul Jin Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shtator 13 dhe Shtator 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA Chogongjin Geumsul Jin Cream, është një tjetër nga ato produkte K-Beauty që nuk mund të anashkalohet pa e provuar! Çka e bën të veçantë këtë produkt është përbërja me Ar të Pastër 24K dhe kompleksin tradicionale koreane (Hanbang), i cili ndihmon në rigjenerimin e thellë dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Ekstraktet e Ginsengut të Kuq dhe Kërpudhës Reishi me veti të fuqishme antioksiduese ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale e aminoacide të vlefshme, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Këta përbërës të fermentuar nxisin qarkullimin e gjakut dhe rikthejnë vitalitetin. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem ka veti të jashtëzakonshme ruajtëse të lagështisë falë Ekstraktit të Qumështit të Bletës (Royal Jelly), i cili ndihmon në rimbushjen e hidratimit natyral dhe rikthimin e elasticitetit të humbur. Formulimi me Niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi, duke i dhënë fytyrës një shkëlqim të menjëhershëm. Përveç kësaj, Adenosina e kombinuar me përbërësit ushqyes do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për të lëmuar rrudhat dhe për një lëkurë më të tërhequr e më të fortë. Gjithashtu, përmban vajra natyralë ushqyes që i ngjajnë strukturës lipidike të lëkurës, duke ofruar hidratim të thellë në të gjitha shtresat. Ky krem është i përshtatshëm kryesisht për lëkurën e thatë, mature apo për çdo lëkurë që ka humbur shkëlqimin dhe elasticitetin.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*60ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit "magjik"
Gongjin Complex™, ginseng i kuq, niacinamide, Royal Jelly Extract (mjaltë), Ceramide NP & Sodium Hyaluronate, ekstrakt floriri
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Dicaprylyl Ether, Hydrogenated Polydecene, Vinyl Dimethicone, Glyceryl Stearate, Niacinamide, Diisostearyl Malate, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Cetearyl Alcohol, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Trehalose, Phellodendron Amurense Bark Extract, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Velvet Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Angelica Gigas Root Extract, Thymus Serpyllum Extract, Codonopsis Lanceolata Root Extract, Royal Jelly Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Elaeis Guineensis Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-3 Distearate, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-6 Distearate, Polyacrylate-13, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Stearoyl Glutamate, Behenyl Alcohol, Dimethiconol, Hydrogenated Polyisobutene, Jojoba Esters, Cetyl Alcohol, Xanthan Gum, Polyglyceryl-3 Beeswax, Sorbitan Isostearate, Glyceryl Stearate Citrate, Adenosine, Disodium EDTA, Ethylhexyl Palmitate, Gold (CI 77480, 10 ppm), Ceramide NP, 1,2-Hexanediol, Fragrance, Hydroxyacetophenone, Ethylhexylglycerin
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE










