MISSHA Bee Pollen Renew Ampoule Skin, është krijuar për të ofruar përbërës aktivë shumë të fuqishëm për të ndihmuar në hidratimin e thellë të lëkurës! Ky toner i koncentruar në trajtë ampule përmban ekstrakti të polenit të bletës dhe teknologjinë SOS Coresome™ Delivery Mechanism, për të siguruar depërtim të shpejtë të lëndëve ushqyese në të gjitha shtresat e lëkurës pas pastrimit të saj. Poleni i bletëve, i mbushur me lëndë ushqyese si proteina, minerale dhe vitamina, do të ndihmojnë në qetësimin dhe riparimin e e lëkurës së dëmtuar. Ndërsa, përbërja me Panthenol, Ceramide NP sigurojnë rritjen e elasticitetit dhe luftojnë dukshëm shenjat e moshës! Toneri përmban gjithashtu mjaltë dhe niacinamide, dy përbërës të cilët ndihmojnë në rigjenerimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, zbehjen e shenjave post-akne dhe trajtojnë hiperpigmentimin. Ky toner rekomandohet të përdoret nga persona që dëshirojnë të parandalojnë plakjen e lëkurës, hiperpigmentimin dhe njollat kafe, si edhe shenjat post-akne.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të polenit të bletës, SOS Coresome™ Delivery Mechanism, Panthenol, Ceramide NP, mjaltë, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Pollen Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Niacinamide, Bifida Ferment Lysate, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Pentylene Glycol, Tocopheryl Acetate, Hydroxyethyl Urea, Trehalose, Chlorella Vulgaris Extract, Glucose, Betaine, Propanediol, Fructooligosaccharides, Fructose, Carbomer, Panthenol, Pyrus Malus (Apple) Fruit Water, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Polyquaternium-51, Adenosine, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Sodium Phytate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Anthemis Nobilis Flower Oil, Cananga Odorata Flower Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Tocopherol, Sodium Hyaluronate, Polyglutamic Acid, Leontopodium Alpinum Callus Culture Extract, Aspalathus Linearis Leaf Extract, Anthemis Nobilis Flower Extract, Hydrogenated Lecithin, Caprylic/Capric Triglyceride, Royal Jelly Extract, Chrysanthemum Boreale Flower Extract, Propolis Extract, Caprylyl Glycol, Honey Extract, Choleth-24, Ceramide NP
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.