-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MISSHA All Around Safe Block Essence Sun Mist SPF50+ PA+++
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MISSHA All Around Safe Block Essence Sun Mist SPF50+ PA+++ është një krem dielli në formë spray, i krijuar për t'ju ofruar mbrojtje të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB në çdo moment të ditës. Falë formatit praktik mist, mund të riaplikohet lehtësisht mbi lëkurë, madje edhe mbi grim, pa e rënduar apo prishur atë. Formula e tij e pasur me Aloe Vera, ekstrakt Kastraveci, ekstrakt Bambuje dhe Glycerin ndihmon në hidratimin, qetësimin dhe freskimin e menjëhershëm të lëkurës gjatë ditëve më të nxehta. Përmbajtja e ekstrakteve bimore ndihmon në reduktimin e irritimeve të shkaktuara nga ekspozimi në diell dhe faktorët e jashtëm, ndërsa përbërësit antioksidues mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe plakja e parakohshme. Tekstura ultra e lehtë përthithet shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse, yndyrore apo shtresë të bardhë në lëkurë. Pas aplikimit, lëkura mbetet e freskët, e hidratuar dhe e mbrojtur, me një ndjesi komforti që zgjat gjatë gjithë ditës. Mund të përdoret si në fytyrë ashtu edhe në trup, duke e bërë një zgjidhje praktike për mbrojtje të vazhdueshme gjatë aktiviteteve të përditshme. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht lëkurës normale, të thatë dhe të dehidratuar që kërkon mbrojtje të lartë nga dielli në një format të lehtë, praktik dhe hidratues.
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*80ml
Filimisht, shkundni Sunspray-in përpara përdorimit. Mos e spërkatni produktin në të njëjtën zonë për më shumë se 3 sekonda. Sa më shumë që të jetë e mundur, spërkatni produktin në një distancë mbi 20 cm nga lëkura. Mos e spërkatni produktin në zonat rreth syve dhe mukozave (vetëm për përdorim të jashtëm).
Përbërësit "magjik"
Aloe Vera, ekstrakt Kastraveci, ekstrakt Bambuje, Glycerin
Lista e plotë e përbërësve
Alcohol Denat., C12-15 Alkyl Benzoate, Dibutyl Adipate, Disiloxane, Butyloctyl Salicylate, Homosalate, Ethylhexyl Salicylate, Ethylhexyl Triazone, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Water, Diisopropyl Sebacate, Fragrance, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Olea Europaea (Olive) Fruit Extract, Anastatica Hierochuntica Extract, VP/Eicosene Copolymer, Glyceryl Glucoside, Xylitylglucoside, Maltodextrin, Anhydroxylitol, Xylitol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













