MISSHA Airy Fit Sheet Mask janë maskat më të reja të koleksionit "Koral Secrets"nga marka më inovative MISSHA. Këto maska pëlhure me fibra celuloze janë të zhytura dhe njomura në sasi të bollshme esence duke adresuar çdo problematikë të lëkurës tuaj. Vijnë në disa variante të ndryshme për të adresuar: dehidratimin, aknet, poret, sensitivitetin etj.
Formulimi me Aloe Vera ndihmon në qetësimin e lëkurës së acaruar nga dëmtimi i diellit duke ulur temperaturën e lëkurës me efektin e saj freskues.
Formulimi me Cucumber ka veti të fuqishme hidratuese dhe ndihmon në rigjallërimin dhe rritjen e elasticitetit të lëkurës.
Formulimi me Green Tea ka veti antiinflamatore, ndihmon në rregullimin e sebumit të tepërt dhe ka veti të fuqishme antioksiduese.
Formulimi me Honey ofron hidratim të thellë dhe ka veti të fuqishme antibakteriale. Premton një lëkurë të shëndetshme dhe me vitalitet.
Formulimi me Lemon ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave.
Formulimi me Pearl ndihmon në luftën kundër shenjave pre-mature të moshës, siç janë: dehidratimi, lëshimi i lëkurës, vijat dhe rrudhat.
Formulimi me Pomegranate ndihmon në hidratim të lëkurës, rritjen e elasticitetit dhe falë vetive të fuqishme antioksiduese trajton shenjat e moshës.
Formulimi me Potato është e pasur me aminoacide dhe antioksidantë të ndryshëm, që ndihmojnë në hidratimi dhe zbutjen e lëkurës së dehidratuar dhe të ashpër.
Formulimi me Red Ginseng ka veti antioksiduese dhe hidratuese që e bëjnë lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të ketë një barrierë të fortë.
Formulimi me Rice i ofron lëkurës qetësim, hidratim dhe një pamje plot shkëlqim duke njëtrajtësuar tonin e lëkurës dhe zbehur të gjitha llojet e hiperpigmentimit të lëkurës.
Formulimi me Shea Butter ka veti anti-inflamatore dhe antioksiduese, në shërimin e inflamacionit të lëkurës dhe riparimit të barrierës së saj të dëmtuar nga radikalet e lira, ose faktorë të tjerë të jashtëm.
Formulimi me Tea Tree qetëson irritimin e lëkurës, dhe trajton intensivisht aknet duke mundësuar minimizimin e çdo inflamacioni.
Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*19g