MISSHA 3D Mascara

700.00 ALL 450.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.

Përshkrimi

MISSHA 3D Mascara është një rimel i krijuar për t’u dhënë qerpikëve më shumë gjatësi dhe volum. Furça e tij me formë të veçantë ndihmon në kapjen dhe ndarjen e qerpikëve, duke shpërndarë formulën në mënyrë të njëtrajtshme nga rrënja deri në maja. Tekstura e lehtë ndihmon në krijimin e një pamjeje më të plotë dhe të theksuar, pa i rënduar qerpikët. Mund të aplikohet në disa shtresa për të arritur intensitetin e dëshiruar, nga një pamje natyrale për grimin e përditshëm deri te qerpikë më voluminozë.

*7g

Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Përdorimi

Aplikoni maskarën me lëvizje nga rrënja deri te majat e qerpikëve tuaj. Në këtë mënyrë do të krijoni densitet dhe volum.

Përbërësit

Lista e plotë e përbërësve

Water, Acrylates/Ethylhexyl Acrylate Copolymer, Carnauba Wax, Iron Oxide Black, Acrylates Copolymer, Glycerine, VP/Hexadecene Copolymer, Beeswax, Palmitic Acid, PVP, Stearic Acid, Triethanolamine, Candelilla Wax, 1,2-Hexanediol, Ethylalcohol, Lanolin, Cetearyl Alcohol, Sorbitan Sesquioleate, Polyvinyl Alcohol, Hydroxyethylcellulose, Glyceryl Stearate SE, Magnesium Aluminum Silicate, Isostearic Acid, Ethyl Hexanediol, Dimethicone, Tocopheryl Acetate, Glyceryl Caprylate, Disodium EDTA

Marka

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.




Shpërndani

700.00 ALL 450.00 ALL