MISSHA Radiance Perfect Fit Foundation, ka konsistencë likuide dhe ofron një pamje të përsosur dhe perfekte të lëkurës, që në momentin e parë të aplikimit! Kjo fondatinë ka rezistencë të lartë, dhe është testuar që qëndron plot 48 orë në lëkurë pa krijuar aspak plasaritje në të. Ka një përfundim mat, por pa tendencë tharje të lëkurës, duke u njëtrajtësuar menjëherë në të por pa i humbur kësaj të fundit hidratimin e nevojshëm. Teknologji e patentuar Perfect FitTM e markës MISSHA, bën të mundur përthithjen sa më të mirë në lëkurë për një mbulimin të lëmuar, me pamje natyrale dhe të përsosur. Kjo fondatinë gjithashtu ofron mbrojtje maksimale me filtrat e saj mbrojtës SPF50+ PA++++ për lëkurën nga rrezet të dëmshme UV të diellit ndërsa përbërësit e shtuar si ceramide dhe vajra me bazë bimore ndihmojnë në bllokimin e lagështirës dhe hidratimit të lëkurës gjatë gjithë ditës.

Formula e saj është hipoalergjike, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben dhe sulfate.

*21gr

Përpara përdorimit produkti duhet tundur nga lart poshtë në mënyrë që përbërja e saj të përzihet mirë. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe aplikojeni në lëkurë të mirëhidratuar. Riaplikojeni në zonat më të nevojshme për njëtrajtësim ose mbulim më të mirë.

Përbërësit "magjik"

ceramide dhe vajra me bazë bimore

Lista e plotë e përbërësve

Water, Disteardimonium Hectorite, Pentylene Glycol, Titanium Dioxide (CI 77891), PEG-9 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Magnesium Sulfate, Glucose, Caprylyl Glycol, Silica, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Cyclopentasiloxane, Dimethicone Crosspolymer, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Fragrance, Synthetic Fluorphlogopite, Ethylhexylglycerin, Iron Oxide Black (CI 77499), Chlorella Vulgaris Extract, Glyceryl Caprylate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Sodium Stearoyl Glutamate, Zinc Oxide (CI 77947), Phenyl Trimethicone, Alcohol Denat, Triethoxycaprylylsilane, Dipropylene Glycol, Trisiloxane, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Aluminum Hydroxide, Polymethyl Methacrylate, Polypropylsilsesquioxane, Iron Oxide Red (CI 77491), Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Lauryl PEG-8 Dimethicone, Sorbitan Sesquioleate, Acrylates/Dimethicone Copolymer, Ceramide NP, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Macadamia Ternifolia Seed Oil, PEG-10Dimethicone, Dimethicone, Niacinamide, Adenosine, Pullulan, Fructooligosaccharides, Stearic Acid, Fructose, Sucrose Palmitate, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Iron Oxide Black (CI 77499) [23호 샌드] Water, Iron Oxide Yellow (CI 77492), Disodium EDTA, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001 duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Radiance Perfect Fit Foundation

2,400 ALL 3,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI