MEDIHEAL Blackhead Melting Clear Nose Patch

1,600.00 ALL 1,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

Pikat e zeza dhe poret e zmadhuara në zonën e hundës janë problematikë për të cilat nuk po gjeni ende një zgjidhje? MEDIHEAL Blackhead Melting Clear Nose Patch shpërbën butësisht pikat e zeza, duke e lënë lëkurën të butë dhe pa irritime, falë formulës me AHA të kombinuar me 5 ekstrakte natyrale lulesh. Ky kombinim ndihmon në largimin e qelizave të vdekura dhe pastrimin e thellë të papastërtive të grumbulluara në pore, duke e bërë lëkurën dukshëm më të pastër dhe më të butë. Por nuk mbaron këtu! Ky set me 2 ngjitës përmban kompleksin qetësues Cicatrix, i cili vepron 5 herë më butë dhe në mënyrë më efikase, ndërsa efekti i lehtë ngrohës ndihmon në hapjen e poreve dhe qetësimin e menjëhershëm të lëkurës së ndjeshme.


Hapi 1: Sebum Melting

Siguron pastrim të thellë të pikave të zeza, duke përdorur përbërës të butë dhe miqësor me lëkurën, pa krijuar aspak irritime. I shpërbën ato nga poret e bllokuara butësisht. 

*4 copë

Hapi 2: Reusable Spatula 
Ky produkt ndihmon në trajtimin e pikave të zeza dhe të bardha. Në 2 skajet e tij janë 2 maja me madhësi të ndryshme, të cilat shërbejnë për nxjerrjen e papastërtive, akneve, pikave të zeza dhe të bardha me vetëm një prekje të butë.

Hapi 3: Pore Tightening

Përbërësit qetësues dhe tejet elastikë të maskës, tkurrin butësisht poret.

*4 copë 

Formula e maskave është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, jokomedogjenike dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial dhe të përshtatshme për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Përdorimi

Pasi të pastruar lëkurën tuaj nga çdo papastërti, në lëkurë të thatë aplikoni në zonën e hundës SSebum Melting Mask dhe mbajeni për rreth 10-15 minuta. Më pas hiqeni maskën dhe me anë të spatulës hiqni sebumin e tepërt dhe pikat e zeza të dala në sipërfaqe. Më pas aplikoni maskën Pore Tightening Mask dhe mbajeni për 5-10 minuta. Pasi ta largoni masazhoni esencën e mbetur në mënyrë që të depërtojë thellësisht.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

AHA, 5 ekstrakte natyrale lulesh

Sebum Melting: Water, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Extract, Tromethamine, Codonopsis Lanceolata Root Extract, Salix Alba(Willow) Bark Extract, Arctium Lappa Root Extract, Hydroxyacetophenone, Butylene Glycol, Viscum Album (Mistletoe) Leaf Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Polyglyceryl-10 Oleate, Hydrogenated Lecithin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Chrysanthemum Sinense Flower Extract, Phytosterols, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Ethylhexyiglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Lavandula Angustifolia (Laven-der) Oil, Panthenol, Lavandula Angustfolia (Lavender) Flower Extract, Calendula Officinalis Flower Extract, Camellia Japonica Flower Extract, Citrus Aurantium Amara (Bitter Orange) Flower Extract, Hibiscus Sabdariffa Flower Extract, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Phosphatidyicholine, Centella Asiatica Extract, Sucrose Stearate, Capryloyl Salicylic Acid, Cetearyl Alcohol, Madecassoside, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid

Pore Tightening: Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Diethoxyethyl Succinate, Ammonium AcryloyIdimethyltaurate/VP Copolymer, Sodium PCA, Glycerin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Vitis Vinifera (Grape) Fruit Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Psidium Guajava Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Terminalia Chebula Fruit Extract, Sodium Hyaluronate, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Hydrogenated Phosphatidyicholine, Caprylic/Capric Trigly-ceride, Sucrose Stearate, Centella Asiatica Extract, Cetearyl Alcohol, Quercus Acutissima Fruit Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiatic Acid

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

 

Reviews

Shpërndani

1,600.00 ALL 1,100.00 ALL