-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Vitamin Derma Ampoule Brightening
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDIHEAL Vitamin Derma Ampoule Brightening është një ampulë për të përmirësuar tonin e pabarabartë të lëkurës, për të reduktuar dukjen e njollave të errëta dhe për t’i rikthyer lëkurës një pamje më të shndritshme dhe të freskët. Formula e saj kombinon Vitaminë C të pastër britanike (99%), Vitaminë E dhe derivate të Vitaminës C, të cilat ndihmojnë në rritjen e shkëlqimit natyral të lëkurës dhe mbrojtjen e saj nga stresi oksidativ. E pasur me 4% Niacinamide, kjo ampulë ndihmon në një ton më të njëtrajtshëm të lëkurës dhe ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit. Gjithashtu, përmban Glutathione me pastërti 98%, Acid Traneksamik (Tranexamic Acid) dhe Arbutin, përbërës të njohur për veprimin e tyre në reduktimin e njollave, Formula është e pasur gjithashtu edhe me përbërës hidratues që ndihmojnë në ruajtjen e lagështisë dhe përmirësimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke e lënë atë më të butë, më të lëmuar dhe më elastike. Tekstura e saj është e lehtë, përthithet shpejt dhe nuk lë ndjesi ngjitëse, duke e bërë të përshtatshme për përdorim të përditshëm. Ideale për çdo tipologji si edhe ato me tendencë njolla pigmentimi, shenja post-akne dhe mungesë shkëlqimi, që kërkojnë një pamje më të ndritshme, më uniforme dhe më të shëndetshme.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
Përbërësit "magjik"
Vitaminë C të pastër britanike (99%), Vitaminë E, derivate të Vitaminës C, Glutathione, 98%, Acid Traneksamik (Tranexamic Acid), Arbutin,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Niacinamide, Dipropylene Glyco, Inethyinexanoin, Glycern, Propanearo Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryi-3 Methylglucose Distearate, Glyceryl Stearate, Arginine Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, hyaroxy acetophenone, Polyglyceryl-10 Laurate, Carbomer Palmitio Acid, Polyglyceryl-4 Laurate, Stearic Acid, Ethylhexyiglycenn Kanthan Gum, Insoolium Ethylenedlamine Disuccinate 3-0-Ethyl Ascorbic Acid, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil Ascorbic Acid, Tocopherol, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Glyceryl Acrylate/ Acrylic Acid Copolymer, Copts Japonica Extract Hydrolyzed Corn Starch, Hippophae Rhamnoides Water, Pantolactone, Caramel, Hydrogenated Lecithin, Cyperus Rotundus Root Extract, Pantothenic Acid, Arbutin, Panthenol, Tranexamic Acid, Caprylic/Capric Triglyceride, Pyridoxine, antc Acd Cappyel Capre Inglycende, Pyidoxine, Ihiamine HOL Biotin, Folic Acid Glutathionel, Hesperidin, Riboflavin, Citronellol, Geraniol, Limonene, Linalool
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













