MEDIHEAL V.T.R Stretching Patch është maska e parë e formuluar posaçërisht për zonën e mjekrës dhe nofullës, duke shënuar një inovacion të rëndësishëm në kujdesin për fytyrën. Kjo maskë ofron një zgjidhje të dedikuar për të ndihmuar në përmirësimin e konturimit të jawline-it dhe forcimin e lëkurës në këtë zonë delikate, ku shpesh shfaqen shenjat e para të moshës dhe humbjes së elasticitetit. Çfarë e bën MEDIHEAL V.T.R Stretching Patch kaq të veçantë është dizajni i saj unik në formë V, që vepron si një ngritës intensiv për nofullën, duke krijuar një efekt vizual të dobësimit dhe ngritjes së menjëhershme. Maskë është projektuar për të ndihmuar në tensionimin e një nofulle të varur, duke ofruar një mbështetje strukturore të dyfishtë që rrit dukshmërinë dhe definimin e linjave të fytyrës. Ky dizajn inovativ ngjitet fort në lëkurë, duke siguruar që përbërësit aktivë të depërtojnë thellë për një efekt maksimal. Formula e kësaj maske përmban përbërës të fuqishëm si Kolagjeni i Hidrolizuar, që ndihmon në përmirësimin e elasticitetit të lëkurës dhe rigjenerimin e saj, Kafeina, e njohur për efektet e saj stimulative dhe anti-inflamatore, si dhe Adenozina, që lufton në mënyrë efektive rrudhat dhe shenjat e moshës. Këta përbërës punojnë së bashku për të ofruar një zgjidhje të plotë kundër humbjes së tonit dhe elasticitetit të lëkurës, duke ndihmuar në zvogëlimin e linjave të imëta dhe përmirësimin e pamjes së përgjithshme të fytyrës.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, vajra esencial.
*4 copë
*Këshillohet të përdoret 3x javë për efekt maksimal!
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën. Tërhiqeni me kujdes nga nofulla drejt veshëve dhe kapni rripat rreth tyre për një qëndrueshmëri perfekte. Rregulloni pozicionin e rripave dhe mjekrën për një ndjesi komode. Mbajeni për 10-20 minuta, më pas hiqeni maskën dhe masazhoni butësisht esencën e mbetur në lëkurë për të përthithur plotësisht përbërësit aktivë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
kolagjen i hidrolizuar, kafeinë, adenozinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Methylpropanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Allantoin, Menthyl Lactate, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Sodium Hyaluronate, Aloe Barbadensis Extract, Centella Asiatica Extract, Arnica Montana Flower Extract, Aesculus Hippocastanum (Horse Chestnut) Extract, Disodium EDTA, Arginine, Xanthan Gum, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, 1,2-Hexanediol, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Pelargonium Graveolens Flower OilMarka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.