MEDIHEAL The H.P.A Glowing Ampoule Mask është varianti i ri dhe i përmirësuar i maskës MEDIHEAL The H.P.A Hydrapeel Ampoule Mask. Ajo çka e bën të veçantë këtë maskë janë karakteristikat që ajo i dhuron lëkurës. Përveçse ofron shkëlqim të menjëhershëm pas aplikimit, kjo maskë ofron eksfolim të butë duke larguar qelizat e vdekura falë kombinimit me PHA dhe LHA. Nga ana tjetër formulimi me 6 lloje të ndryshme Biome sigurojnë dhe premtojnë një lëkurë rinore, të butë dhe super të mëndafshtë. Kombinimi i adenosinës dhe arginine njihen për efektet e tyre të fuqishme kundër plakjes së lëkurës, duke minimizuar vijat e holla dhe rrudhat. Arginina e forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe rikthen lagështinë në të gjitha shtresat e lëkurës. Pëlhura e kësaj maske e formuluar në 3 shtresa të ndryshme të cilat ofrojnë qëndrueshmëri dhe përshkueshmëri të esencës në të gjitha shtresat e lëkurës. Kjo maskë është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht adresuar shenjave të moshës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

PHA, LHA, 6 lloje të ndryshme Biome,  adenosine, arginine.

Lista e plotë e përbërësve

(6 biome components *mark) Purified water, propanediol, niacinamide, glycerin, dipropylene glycol, 1,2-hexanediol, hydroxyacetophenone, trehalose, adenosine, disodium editi A, carbomer, arginine, allantoin, panthenol, octyldodeses-16, xanthan gum, butylene glycol, glycine, glutamic acid, aspartic acid, Icelandic moss extract, sodium polyacrylate, sodium chloride, strepto Coccus thermophilus fermented product*, gluconolactone, histidine, serine, alanine, proline, threonine, bifida fermentation filtrate*, Lactobacillus fermentation lysate*, yeast fermentation filtrate*, Lactococcus fermentation lysate*, Bifida fermentation lysate*, acrylate/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, capryloyl salicylic acid, magnesium chloride, calcium chloride, fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL The H.P.A Glowing Ampoule Mask (1pc.)

200 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI