MEDIHEAL Teatree Trouble Pad është zgjidhja ideale për ata që kërkojnë qetësim dhe pastrim të thellë për lëkurën e irrituar dhe të prirur ndaj akneve. Këta tamponë pambuku janë formuluar për të ndihmuar në balancimin dhe rigjenerimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një ndjesi freskie dhe butësie të menjëhershme. Ky produkt kombinon përbërës natyralë të fuqishëm, si dhe teknologji të avancuar për kujdesin e lëkurës, duke e bërë atë një aleat të shkëlqyer për lëkurën e ndjeshme dhe me probleme. Këto tamponë përmbajnë kompleksin inovativ TeatreePair™, i cili përbëhet nga një përzierje e pasur e ekstraktit të pemës së çajit nga ishulli Jeju dhe Lactobacillus. Ky kompleks i fuqishëm kalon një proces të veçantë të nxjerrjes së ftohtë për 200 orë, duke ruajtur kështu të gjitha vlerat dhe vetitë e tij qetësuese. Me anë të këtij procesi, përftohet Tea Tree Calming Biome™, i cili qetëson në mënyrë të menjëhershme skuqjen, ul inflamacionin dhe përmirëson barrierën mbrojtëse të lëkurës. Nga ana tjetër, teknologjia e aplikuar në këto tampona pambuku ndihmon në shpërndarjen e përbërësve aktivë në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një efektivitet maksimal. Përbërja me mikrogrimca ofron një eksfolim të butë të qelizave të vdekura, duke pastruar poret dhe duke eliminuar sebumin e tepërt që shkakton bllokimin dhe formimin e akneve. Ky kombinim i avancuar promovon një lëkurë më të pastër, të freskët dhe me një teksturë të shëndetshme. Të përshtatshme për çdo tipologji, kryesisht për atë me tendencë akneike. 

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*100 tamponë pambuku

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

TeatreePair™,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Lactobacillus Ferment, Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Citrate, Allantoin, Octyldodeceth-16, Glycerin, Citric Acid, Disodium EDTA, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Hydrogenated Lecithin, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Teatree Trouble Pad

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI