Nëse lëkura juaj përballet me akne dhe shenjat post-akne, maska MEDIHEAL Teatree Nude Gel Mask është zgjidhja ideale për ju. E pasuruar me kompleksin inovativ TeaTree Calming Biome™, që përfshin pemën e çajit të kultivuar në ishullin Jeju dhe Lactobacillus të patentuar, i cili fermentohet për 200 orë në temperatura të ulëta, kjo maskë ndihmon në pastrimin e pikave të zeza dhe shërimin e shpejtë të akneve. Për më tepër, kjo maskë hipoalergjike falë kompleksit Aqua Cooling Complex™ ofron një formulë aktive ftohëse që qetëson dhe freskon lëkurën, duke shtuar një dimension të ri rehatie dhe relaksi gjatë rutinës suaj të kujdesit të lëkurës. Struktura e saj në formë xheli garanton depërtimin maksimale të esencës, duke e lënë lëkurën të freskët dhe të rigjeneruar. E përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për atë me tendencë akneike, kjo maskë ofron një kujdes të butë dhe efektiv.

Formula e saj është hipoalergjike, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale. 

*46ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Duke marrë në konsideratë që cikli i rigjenerimit qelizor të lëkurës është 4-javor, maska këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë, për 4 javë. (Ky është një program intensiv që këshillon MEDIHEAL në përdorimin e maskave të saj).

Përbërësit "magjik"

TeaTree Calming Biome™, Aqua Cooling Complex

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Chondrus Crispus Powder, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, 1,2-Hexanediol, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Agar, Hydroxyacetophenone, Glucose, Chlorphenesin, Potassium Chloride, Glycereth-25 PCA Isostearate, Allantoin, Xanthan Gum, Hydroxyethylcellulose, Ethylhexylglycerin, Sodium Hyaluronate, Caprylyl Glycol., Centella Asiatica Extract, Disodium EDTA, Lactobacillus Ferment, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Erythritol, Xylitol, Betula Platyphylla Japonica Juice, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Pentylene Glycol. Madecassoside, Portulaca Oleracea Extract, Houttuynia Cordata Extract, Tocopherol

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Teatree Nude Gel Mask (1pc.)

120 ALL 300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI