MEDIHEAL Tea Tree Calming Hydrogel është një xhel hidratues dhe shumëfunksional, i formuluar për t’u përdorur në çdo pjesë të trupit, përfshirë edhe skalpin e kokës. Ky xhel i freskët është zgjidhja ideale për të trajtuar lëkurën pas ekspozimit në diell, duke ofruar një ndjesi freskuese dhe qetësuese që ndihmon në rigjenerimin e saj. I pasur me kompleksin unik Tea Tree x3,i cili përmban tre lloje ekstrakti të pemës së çajit, të cilat veprojnë së bashku për të reduktuar inflamacionin, qetësuar irritimet dhe parandaluar zhvillimin e akneve. Nga ana tjetër, efekti ftohës i menjëhershëm ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar dhe të lodhur, duke ofruar një ndjesi relaksuese. Ky krem ka formulë jokomedogjenike dhe është i përshtatshëm për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artifical, vajra esencial.

*300ml

Mund të përdoret në çdo pjesë të trupit, sa herë të jetë e nevojshme. Sugjerohet edhe pas ekspozimit në diell gjatë plazhit, dhe ta riaplikoni në zonat e nevojshme.

Përbërësit "magjik"

 Tea Tree x3 ( 3 lloje ekstrakti të pemës së çajit)

Lista e plotë e përbërësve

Water, glycerin, denatured alcohol, 1,2-hexanediol, BG, caprylyl glycol, pentylene glycol, betaine, allantoin, tea tree leaf extract, tea tree leaf water, mint leaf extract, apple mint leaf extract, green peppermint Extract, EDTA-2Na, PEG-60 hydrogenated castor oil, carbomer, TEA, chlorphenesin, jojoba seed oil, tea tree leaf oil, rosemary leaf oil, grapefruit peel oil, lavandula hybrida oil, lavender oil, eucalyptus Leaf Oil, Roman Chamomile Flower/Leaf/Stem Oil, Opoponax Oil, Limonene, Linalool

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

MEDIHEAL Tea Tree Calming Hydrogel

350 ALL 500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI