MEDIHEAL Tea Tree Calming Hydra Serum është një formulë e avancuar që kombinon fuqinë qetësuese të ekstraktit të pemës së çajit me përfitimet e thella hidratuese të acidit hialuronik. Me një përqindje prej 1.99% ekstrakt të pemës së çajit, ky serum ndihmon në qetësimin e lëkurës së irrituar, reduktimin e njollave dhe rivendosjen e ekuilibrit natyral të saj. Falë acidit hialuronik, serumi depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ofruar një hidratim të menjëhershëm dhe që zgjat në kohë. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive, me tendencë për skuqje dhe akne. Gjithashtu, është i sigurt për përdorim gjatë shtatzënisë, duke ofruar kujdes delikat dhe efektiv për lëkurën tuaj.
Formula e tij është jokomedogjenike, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial.
*40ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
1.99% ekstrakt të pemës së çajit, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, 2,3-Butanediol, Methy propanediol, 1,2-Hexa-nediol, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Panthenol, C12-14 Alketh-12, Sodium Hyaluronate, Carbomer, Tromethamine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Melaleuca Alter-nifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Xanthan Gum, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Beta-Glucan,Tocopherol, 4-Terpineol, Zinc PCA, Dipropylene Glycol, Pentylene Glycol, Caprylyl/Capryl Glu-coside, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.