MEDIHEAL Soothing Bubble Tox Serum Mask është një maskë me formulim shumë inovativ, e krijuar për të ofruar 3 veti shumë të rëndësishme në lëkurë, si: njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, qetësimin ndaj irritimeve dhe tkurrjen e poreve. Kjo maskë përmban kompleksin "Soothing Toning",  cili ka në përbërje ekstrakt të bimës Mugwort, Madecassoside, ekstrakt centella asiatica dhe houttuynia cordata. Të gjithë këta përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrituar, ndërsa 5 lloje të ndryshme të acidit hialuronik, bëjnë të mundur hidratimin e thellë të lëkurës. Një tjetër përbërës kryesor i kësaj maske është mukogjeni, një përbërës i patentuar, i nxjerrë nga algat e detit dhe ndihmon në minimizimin e skuqjes, ënjtjes dhe kruarjes në lëkurë, falë vetive të fuqishme anti-inflamatore. Kjo maskë arrin të pastrojë thellësisht çdo cep të fytyrës duke krijuar flluksa në momentin që masazhoni lëkurën teksa mbani maskën në të. Falë këtij procesi bëhet e mundur largimi dhe shpërbërja e qelizave të vdekura të grumbulluara në pore, si dhe tkurrja e këtyre të fundit. E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës. 

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*18ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik" 

mukogjen, ekstrakt i bimës Mugwort, madecassoside, ekstrakt centella asiatica ekstrakt houttuynia cordata, 5 lloje të acidit hialuronik

Lista e plotë e përbërësve

Water, Hydrogenated Polydecene, Methyl Perfluoroisobutyl Ether, Methyl Perfluorobutyl Ether, Caprylic/Capric Triglyceride, Potassium Cocoyl Glycinate, 1,2-Hexanediol, Polyisobutene, Cyclopentasiloxane, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Glycereth-26, Cetyl Alcohol, Glycerin, Betaine, Decyl Glucoside, Acrylates Copolymer, Hydroxyacetophenone, PEG-100 Stearate, Dipropylene, Glycol, Glyceryl Stearate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP, Myristic Acid, Hydrogenated Lecithin, Stearyl Alcohol, Carbomer, Arginine, Melia Azadirachta Leaf Extract, Allantoin, Adenosine, Myristyl Alcohol, Disodium EDTA, Melia Azadirachta Flower Extract, Lauryl Alcohol, Zeolite, Artemisia Vulgaris Extract, Centella Asiatica Extract, Sargassum Fusiforme Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Laminaria Japonica Extract, Enteromorpha Compressa Extract, Propanediol, Houttuynia Cordata Extract, Hydrogenated Polyisobutene, Madecassoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Dextrin, Sodium Hyaluronate, Asiaticoside, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Ethylhexylglycerin, Hyaluronic Acid, Anemarrhena Asphodeloides Root Extract, Raspberry Ketone, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Soothing Bubble Tox Serum Mask (1.pc)

500 ALL 700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI