Tashmë MEDIHEAL njihet për maskat "Sheet Mask" me përbërjet më inovative që ka. Së fundmi në koleksion është shtuar MEDIHEAL Placenta Revital Essential Mask EX. Formulimi me ekstrakt të hidrolizuar të plancentës me prejardhje shtazore dhe chitosan i hidrolizuar, do të forcojnë dhe mbrojë barrierën natyrale të lëkurës nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Versioni i përmirësuar i kësaj maske "Sheet Mask", tregon kujdes të veçantë për zonën V të fytyrës, duke bërë të mundur lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave.  Ndërsa Tocopheryl Acetate dhe adenosine do të parandalojnë formimin e rrudhave dhe shenjave të dukshme të moshës. Nga ana tjetër ekstrakti nga shelgu i bardhë salix alba, do të pastrojë thellësisht poret nga sebumi i tepërt, dhe do të trajtojë aknet. Madje me këtë maskë do ndjeni gjithmonë butësi dhe hidratim falë panthenolit dhe ekstraktit të gjethes aloe vera, e cila gjithashtu do t'ju dhurojë freski. Këtë maskë e sugjerojmë të aplikohet edhe para makeup-it, për një efekt "glow". Përbërja e pëlhurës e cila është e mëndafshtë, bën të mundur që esenca që ajo përmban të përthithet lehtësisht nga lëkura. Kjo maskë ka dhe një veçanti tjetër: Që ju lajmëron në momentin që duhet t'a hiqni atë. Mbi maskë shfaqet logoja e brandit MEDIHEAL e cila bëhet e dukshme në momentin që lëkura e ka përthithur të gjithë esencën.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*25ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt i hidrolizuar i plancentës së kafshëve, chitosan i hidrolizuar.

Lista e plotë e përbërësve

Hexanediol, Hydrolyzed Placental Extract, Xanthan Gum, Carbomer, Panthenol, Trehalose, Betaine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrolyzed Chitosan, Wheat Amino Acids, Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Collagen, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Allantoin, Polysorbate 80, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Placenta Revital Essential Mask EX

200 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI