MEDIHEAL Phyto Enzyme Peeling Pad është zgjidhja ideale për të kontrolluar yndyrën e tepërt, për të zvogëluar poret dhe për të larguar qelizat e vdekura të lëkurës. Këto tamponë pambuku janë të pasuruar me enzimë papaje, e cila shpërbën me butësi qelizat e vdekura. Papaja, një superushqim i pasur me antioksidantë, jo vetëm që ndihmon në eksfolimin e thellë, por edhe nxit rigjenerimin e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të pastër. Formula përmban gjithashtu LHA, një eksfoliant i butë dhe efektiv që ndihmon në zvogëlimin e poreve dhe pastrimin e tyre nga sebumi i tepërt, duke ndihmuar gjithashtu në eliminimin e pikave të zeza. Me një pH të ngjashëm me atë të lëkurës (5.5), LHA ofron një eksfolim të butë pa shkaktuar irritim ose ndjeshmëri. Ky produkt është i përshtatshëm për lëkurën e yndyrshme, sensitive dhe me tendencë akneike.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.

*100 tamponë pambuku

Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një nga tamponët e pambukut duke e mbajtur në anën më të ashpër të tij dhe masazhoni fytyrën dhe qafën, duke evituar zonën rreth syve. Në të njëjtën mënyrë, duke e kthyer nga ana e lëmuar, masazhoni edhe njëhërë fytyrën. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

*Mund të përdoret çdo ditë si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje.

Përbërësit "magjik"

Papajë, LHA

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Betaine Salicylate, Betaine, Hydroxyacetophenone, Tromethamine, Octyldodeceth-16, Sodium Citrate, Citric Acid, Disodium Edta, Papain, Pogostemon Cablin Oil, Juniperus Virginiana Oil, Capryloyl Salicylic Acid, Artemisia Vulgaris Oil, Beta-Glucan, Mentha Arvensis Leaf Oil

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Phyto Enzyme Peeling Pad

2,000 ALL 2,500 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI