-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL PDRN Lifting Derma Cream
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
MEDIHEAL PDRN Lifting Derma Cream është një krem lifting dhe rigjenerues i formuluar për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të ndihmuar në lëmimin e vijave të holla e shenjave të para të moshës. Përmban PDRN (Polydeoxyribonucleotide), një përbërës i njohur për vetitë e tij rigjeneruese, i kombinuar me peptide, niacinamide, ceramide, squalane dhe përbërës hidratues që ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës, përmirësimin e tonit dhe rritjen e elasticitetit. Teknologjia e kapsulave me densitet të lartë lejon shpërndarjen graduale të përbërësve aktivë, duke ofruar hidratim të thellë pa e rënduar lëkurën. Tekstura e tij është kremoze por përthithet mirë, duke lënë lëkurën të butë, të hidratuar dhe me shkëlqim. Përdorimi i rregullt ndihmon në përmirësimin e dukshëm të densitetit të lëkurës, duke e bërë atë të duket më e fortë, më elastike dhe më e re në pamje.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht
Përbërësit "magjik"
PDRN, peptide, niacinamide, ceramide, squalane
Lista e plotë e përbërësve
Water, Squalane, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Propanediol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Pentaerythrityl Stearate/Caprate/Caprylate/Adipate, Pentylene Glycol, Panthenol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, C12-16 Alcohol, Cetearyl Alcohol, Polyglyceryl-3 Distearate, C14-22 Alcohols, Palmitic Acid, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydrogenated Lecithin, Glyceryl Stearate, Aminomethyl Propanediol, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Phytosterols, C12-20 Alkyl Glucoside, Hydrogenated Polyisobutene, Sodium Stearoyl Glutamate, Terephthalylidene Dicamphor Sulfonic Acid, Arachidyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Polyquaternium-51, Adenosine, Chamaecyparis Obtusa Oil, Stearic Acid, Behenyl Alcohol, Tromethamine, Glyceryl Stearate Citrate, Arachidyl Glucoside, Sodium Phytate, Dextrin, Rose Flower Oil, Hyaluronic Acid, Gardenia Florida Fruit Extract, Potassium Cetyl Phosphate, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Cyanocobalamin, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Rosa Damascena Flower Water, Rosa Damascena Flower Oil, Sodium DNA (1 ppm), Rose Extract, Hydrolyzed Vegetable Protein, Tocopherol, Caprylyl/Capryl Glucoside
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













