MEDIHEAL N.M.F Panthenol Soothing Ampoule Mask (1pc.)

400.00 ALL 150.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 26 dhe Gusht 27.

Përshkrimi

MEDIHEAL N.M.F Panthenol Soothing Ampoule Mask është një maskë qetësuese dhe hidratuese intensive, krijuar posaçërisht për të rigjeneruar dhe mbrojtur lëkurën delikate dhe të ndjeshme. E pasuruar me panthenol (vitamina B5), centella asiatica, acid hialuronik dhe ceramide, kjo maskë ushqen dhe qetëson skuqjet e lëkurës, rikthen lagështinë natyrale dhe forcon barrierën mbrojtëse kundër ndikimeve të jashtme. Ideale për lëkurën e thatë, të irrituar ose të stresuar, ajo rikthen menjëherë ndjesinë e freskisë, butësisë dhe rehatisë, duke dhënë një pamje të shëndetshme dhe të rigjeneruar që në përdorimin e parë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.

*1 copë
*27ml

Përdorimi

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

panthenol (vitamina B5), centella asiatica, acid hialuronik, ceramide

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Glycereth-26, PEG/PPG-17/6 Copolymer, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Panthenol, Hydroxyacetophenone, Centella Asiatica Extract, Aminobutyric Acid, Trehalose, Pantolacto-ne, Butylene Glycol, Polyglycryl-10 Laurate, Ethylhexylglycerin, Sea Water, Arginine, Carbomer, Aden-osine, Rosa Damascena Flower Water, Dipropylene Glycol, Polyglycylyl-4 Laurate, Gardenia Florida FI-ower Extract, Ribes Nigrum (Black Currant) Leaf Extract, Rubus Suavissimus (Raspbemy) Leaf Extract, Hydrogenated Lecithin, Disodium EDTA, Hedera Helix (Ivy) Leaf/Ste Officinalis Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Ectoin, Ceramide NP, Mangifera Indica (Mango) Fruit Extract, Oleic Acid, Cholesterol, Madecassoside, Madecassic Acid, Asi-aticoside, Asiatic Acid, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Ascorbic Acid, Sodium Acetylated Hyaluronate, Propanediol, Dimethylsilanol Hyaluronate, Sodium Hya-luronate Dimethylsilanol

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Reviews

Shpërndani

400.00 ALL 150.00 ALL